By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Micevski: Shpreh indinjatë për sjelljen e pahijshme dhe të papërgjegjshme të deputetit Dimitar Apasiev
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Micevski: Shpreh indinjatë për sjelljen e pahijshme dhe të papërgjegjshme të deputetit Dimitar Apasiev
Maqedoni

Micevski: Shpreh indinjatë për sjelljen e pahijshme dhe të papërgjegjshme të deputetit Dimitar Apasiev

admin
Last updated: 21/11/2024 18:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor – Së pari si person, ndërsa pastaj si deputet dhe koordinator i grupit parlamentar në Kuvend, dua të shpreh shqetësimin tim të madh për sjelljen e pahijshme dhe të papërgjegjshme gjatë ditës së sotme në Kuvend të kryetarit të partisë E Majta dhe deputetit, Dimitar Apasiev, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

“Në fakt, komplekset, nervoza dhe agresioni, mungesa e edukimit familjar dhe mungesa e kulturës bazë, sot përjetuan kulmin e tyre. Tërbimi i pakontrolluar dhe ofendimet fizike dhe verbale të personit Dimitar Apasiev ndaj kolegëve deputetë, burra e gra, ishin vetëm një përpjekje e dëshpëruar e të ashtuquajturit ‘profesor universitar’ për të kënaqur etjen e tij për vëmendje dhe ‘pëlqime’ mediatike në rrjetet sociale”, publikoi Micevski.

E vetmja gjë e mirë që mund të vijë nga kjo sjellje e ulët, skandaloze dhe e paturpshme e Apasievit, shkruan ai, është se i gjithë opinioni vendor, “drejtpërdrejt në kanalin parlamentar pati mundësinë të shohë dhe të bindet në fytyrën e vërtetë të D. Apasievit dhe mënyrën se si partia e tyre e “Fejsbukut” vepron dhe sillet”.

“Falje publike dhe pendim të sinqertë për fjalët dhe veprimet e pahijshme ndaj kolegëve deputetë nga një person që nuk posedon vlerat dhe dinjitetin elementar njerëzor, nuk e kërkoj dhe sinqerisht nuk e pres. Por të paktën, pres që ai të pendohet dhe t’u kërkojë falje të gjitha grave, nënave, motrave dhe vajzave të cilat sot indirekt i ofendoi dhe poshtëroi në mënyrën më brutale. Në fund do të dërgoja një mesazh me shpresë dhe dëshirë që ky turp të mos përsëritet më!”, ka shkruar në Fejsbuk, Nikolla Micevski.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reshjet e dendura të dëborës ‘paralizojnë’ Francën! Anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e Parisit
Next Article Komisioni i ri Europian votohet më 27 nëntor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?