By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Anëtare e BE-së duhet të bëhemi në bazë të merit sistemit, dhe jo me lëshime të tjera të identitetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Anëtare e BE-së duhet të bëhemi në bazë të merit sistemit, dhe jo me lëshime të tjera të identitetit
Maqedoni

Mickoski: Anëtare e BE-së duhet të bëhemi në bazë të merit sistemit, dhe jo me lëshime të tjera të identitetit

admin
Last updated: 20/09/2024 15:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shtip, 20 shtator  – Porosia ime për njerëzit në Bruksel është e qartë – nëse me të vërtetë dëshironi të jemi pjesë e familjes evropiane, atëherë ka mënyrë, nëse ka dëshirë ka edhe mënyrë. Nuk do të pranojmë më tepër ultimatume, së paku deri unë e kryesoj Qeverinë e Maqedonisë, as nuk ka çmim, i cili mund të më bindë të pranoj ultimatume. Dëshiroj këta qytetarë dhe atdheu im të jemi në atë familje në bazë të merit sistemit, dhe jo në abzë të turpeve të tjera nacionale dhe lëshimeve rreth identitetit, deklaroi sot kryeministri, Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për t’i përmbledhur porositë e djeshme të cilat u këmbyen në takimet me përfaqësues të lartë në Bruksel.

Mickoski dje në Bruksel, ku u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, mori pjesë në drekën e punës me liderët e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilën e organizoi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, ndërsa pati takime dhe me kreun e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, me eurokimisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji dhe me të parin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Gert Jan Kopman.

Ai sot në Shtip përsëriti se nëse BE-ja udhëhiqet sipas merit sistemit, vendi që nesër do t’i fillojë negociatat, por theksoi se dukshëm lejojnë një vend-anëtar ta bilateralizojë procesin me diçka, që nuk është qëndrim i 26 vendeve të tjera anëtare.

Theksoi edhe se lidhur me Bullgarinë duhet të vlejë parimi pakta sun servanda, i cili siç tha, nëse vlen për Marrëveshjen e Prespës. duhet të vlejë edhe për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Shtoi se “propozimi francez” nuk është marrëveshje dhe përmendi se në pajtim me Marrëveshjen prë fqinjësi të mirë Bullgaria duhet të na mbështesë në procesin eurointegrues, dhe jo të na frenojë.

Në takimet në Bruksel, tha se patën bisedime thelbësore, paraqitën argumente dhe fakte serioze dhe u dakorduan se e ardhmja e vendit është në familjen evropiane, si dhe se si qytetarë dhe si shtet kemi bërë shumë në rrugën drejt BE-së.

Lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit bullgar dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov për dorëheqje të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, për shkak të deklaratave lidhur me mosvendosjen e flamurit maqedonas gjatë takimit joformal të presidentëve të dy shteteve, Gordana Siljanovska Davkova dhe Rumen Radev, javën e kaluar në Sofje, Mickoski tha se Nikollovski tashmë dha përjgigje dhe se ai nuk ka çka të shtojë, por përmendi se si shtet duhet ta shohim interesin tonë dhe të mos hyjmë në kurthin e fushatës së tyre parazgjedhore.

Lidhur me paralajmërimet e eurodeputetit nga EPP-GERB, Andrej Kovaçev për inicim të nismës për përjashtim të VMRO-DPMNE-së nga Partia popullore evropiane, Mickoski tha se tani nuk është 1 prilli dhe se kjo do të ishte një shaka e mirë me atë rast.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në komisionin kuvendor u shqyrtuan raportet e KSHPK-së për gjendjet në financimin e fushatës zgjedhore për president dhe zgjedhje të deputetëve
Next Article Vdes një i burgosur, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?