By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE
Maqedoni

Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE

admin
Last updated: 20/09/2024 19:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 20 shtator – Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do ta shkarkojë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloskin. Kjo ishte kërkesa e politikanëve bullgar si shenjë e kërkim faljes pas deklaratave të Nikolloskit, i cili ashpër i kritikoi politikanët në Sofje, posaçërisht presidentin Rumen Radev.

“Më vjen keq që në mungesë të vizionit serioz, projekteve, strategjisë dhe politikës, dëshirojnë që tema kryesore në Bullgari të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. U dëshiroj fushatë të suksesshme dhe më në fund për herë të shtatë të zgjedhin Qeveri politike të qëndrueshme me të cilën ne si Qeveri maqedonase do të mund të ndërtojmë me të vërtetë marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqje nga Nikollovski kërkoi ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, sipas së cilit, nëse kjo nuk ndodh, Sofja duhet të ndalojë së biseduari me Shkupin. Nga partia e Borisovit, GERB, në mënyrë shtesë theksuan se do të kërkojnë edhe shkyçjen e VMRO-së nga Partia popullore europiane.

“Ah, po mirë tani…nuk është prill. Kjo do të ishte një shaka e mirë për 1 Prillin”, shtoi Mickoski.

Qëndrimet e Nikollovskit i komentoi edhe kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev.

“Konkretisht për RMV-në nuk vlerësoj se gjuha e urrejtjes që kohët e fundit po e përdorin do u ndihmojë që të bëhen vend anëtarë i BE-së. Nuk bëhet fjalë për asnjëfarë negociatash të reja, mendoj se kemi bërë mjaft kompromise me identitetin nacional dhe thjesht ata duhet të respektojnë kërkesat e BE-së për t’u bërë vend anëtar”, potencoi Dimitar Gllavçev – kryeministër i Bullgarisë.

Paraprakisht zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski, politikanët bullgar që kërkuan që ai të shkarkohet, i vlerësoi si të padenjë dhe të korruptuar, ndërsa për presidentin Rumen Radev, tha se është i paqytetëruar dhe i pa edukatë për shkak të mungesës së flamurit shtetëror në takimin me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vazhdojnë reagimet rreth “Balancuesit”, Minçev: Do t’i qasemi një zgjidhjeje të re ligjore
Next Article A paraqet rrezik për Ballkanin? Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Jemi ndër më të fortët në Europë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?