Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbajti një mbledhje të rregullt, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale ekonomike dhe politike, sfidat energjetike dhe aktivitetet e strukturave dhe organeve partiake.
„U diskutua për rastin me Alta Bankën, me ç’rast u konstatua veprimi destruktiv i opozitës në drejtim të rrënimit të bankës dhe humbjes së parave të mijëra qytetarëve. Veprimtaria antishtetërore e Venko Filipçes është në drejtim të minimit të sistemit, përhapjes së paranojës dhe sabotimit të sistemit bankar. U shpreh bindja se institucionet janë duke punuar dhe se do të gjendet një zgjidhje me të cilën do të mbrohen interesat e bankës“, njoftoi VMRO-DPMNE.
Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, informoi për takimin me kryesinë e VLEN-it. Ai theksoi se në takim u diskutuan parimet e koalicionit, sfidat e ardhshme lidhur me gjendjen energjetike, ndërsa diskutimet për zgjidhjet kadrovike do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.
Komiteti Ekzekutiv mori vendim për një agjendë aktivitetesh në terren të koordinatorëve të Komitetit Ekzekutiv, për vizita në komitetet komunale dhe lokale të partisë.

