By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Me modernizimin e hidrocentraleve e rrisim prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Me modernizimin e hidrocentraleve e rrisim prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme
Maqedoni

Mickoski: Me modernizimin e hidrocentraleve e rrisim prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme

admin
Last updated: 29/09/2026 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot mori pjesë në promovimin e projektit kapital të SHA EMV “Revitalizimi i hidrocentraleve – faza 3”, me të cilin zyrtarisht ishte shënuar fillimi i realizimit të fazës së re të modernizimit të kapaciteteve hidroenergjetike në shtet.

Mickoski theksoi se projekti do të mundësojë modernizim të një pjese të rëndësishme të kapaciteteve prodhuese të SHA EMV, veçanërisht hidrocentralet, që, siç tha, do të kontribuojë për rritje të prodhimtarisë së energjisë elektrike dhe në pjesëmarrjen në burimet e rinovueshme në portofoli prodhues i kompanisë.

“SHA EMV-ja, në periudhën në vijim, do të mund të modernizojë një pjesë të konsiderueshme të kapaciteteve të saj prodhuese, veçanërisht hidrocentralet. Me modernizimin e tyre, në fakt, do të rritet edhe sasia e energjisë elektrike të prodhuar, me çka do të zgjerohet portofoli prodhues i SHA EMV-së në pjesën e energjisë nga burimet e rinovueshme”, tha Mickoski.

Theksoi se për fazën e tretë të rehabilitimit të hidrocentraleve është biseduar që në periudhën kur ishte drejtor i SHA ELEM duke theksuar se në ndërkohë nuk ka pasur përparim në realizimin e projektit.

“Më kujtohet se për këtë fazë të rehabilitimit të hidrocentraleve kemi folur që në kohën kur isha drejtor i SHA ELEM. Për fat të keq, për një periudhë të caktuar nuk pati përparim. Është mirë që sot, ja, drejtuesit e SHA EMV-së, së bashku me institucionet financiare që siguruan financimin e këtij projekti – një pjesë përmes grantit dhe një pjesë, do të thosha, përmes kredisë së favorshme – do të mundësojnë zgjerimin e portofolit të prodhimit të SHA EMV-së në pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë, përkatësisht në shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik”, theksoi Mickoski.

Ai shprehu pritshmëri që projektet e tilla të vazhdojnë dhe theksoi se Qeveria angazhohet drejt arritjes së dallimit neto zero ndërmjet energjisë elektrike të prodhuar dhe të shpenzuar.

“Po ecim në drejtim të realizimit të qëllimit të kësaj Qeverie për të arritur bilanc neto zero, përkatësisht që diferenca ndërmjet energjisë elektrike të prodhuar dhe asaj të konsumuar të jetë zero. Prej disa muajsh tashmë jemi në nivelin mbi ose rreth 95 për qind. Pra, ngadalë, por sigurtë, po i afrohemi qëllimit, që është të arrijmë bilanc neto zero në fund të vitit dhe unë tashmë mendoj se vitin e ardhshëm madje do të kemi edhe teprica të caktuara”, shtoi Mickoski.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Simiq thotë se ai dhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe janë ftuar nga Prokuroria Speciale, dyshohen për disa vepra penale
Next Article Stamenkoska Trajkoska: Korrupsioni nuk është vetëm sfidë e izoluar por pengesë serioze për përparimin ekonomik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?