By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Në këtë moment, aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarë për projekte në arsim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Në këtë moment, aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarë për projekte në arsim
Maqedoni

Mickoski: Në këtë moment, aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarë për projekte në arsim

admin
Last updated: 15/03/2025 14:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Arsimi është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie. Në këtë moment kemi aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarëve për projekte në arsim, më shumë se 30 investime kapitale, shtatë objekte tërësisht të reja shkollore, rreth njëzet po rinovohen, salla sportive në Strugë dhe në Manastir, filluam me sallat sportive në Kisella Vodë dhe Aerodrom, në plan është vazhdimi i projektit për rikonstruimin e universiteteve, fillojmë me kampusin “Nënë Tereza”, deklaroi pasdite kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën Studeniçan.

“Ashtu që, arsimi është një fokus i rëndësishëm i kësaj qeverie dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojë mbikëqyrja inspektuese e atyre institucioneve të arsimit të lartë, si dhe atyre të tjera arsimore, që nuk i plotësojnë standardet. Do të paralajmërohen. Nëse nuk ndërmarrin asnjë masë për përmbushjen e standardeve, do të duhet të mbyllen”, theksoi kryeministri.

Mickoski tha se fëmijët duhet të fitojnë njohuri evropiane dhe “këtë mund ta ofrojnë institucionet që i respektojnë ligjet dhe ofrojnë këtë lloj transferimi të njohurive”.

“Ashtu që, reforma në arsim është vërtet e gjerë. Këtë vit, diçka që nuk është për t’u mburrur, studentët i morën librat më 1 shtator. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë edhe vitin e ardhshëm. Ne para 10-15 vjet kemi folur për një kompjuter për çdo fëmijë, sot jemi të lumtur nëse çdo fëmijë ka libër. Por, për fat të keq, shtatë vite patëm cunami, që edhe atë nuk ka mundur ta bëjë ajo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së, kështu që kjo qeveri duhet t’i bëjë të gjitha ato gjëra elementare”, shtoi kryeministri.

Në kuadër të fushatës “Aty ku zemra është shtëpi”, të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ai mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për rindërtimin e një rruge lokale.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky: Po vazhdon operacioni në Kursk, trupat tona nuk janë të rrethuar nga rusët
Next Article “Do të ulet prodhimi”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria të mos lejojë rritjen e çmimit të rrymës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?