By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski në Uashington mori pjesë në ceremoninë “Zëra të lirisë” dhe realizoi shumë takime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski në Uashington mori pjesë në ceremoninë “Zëra të lirisë” dhe realizoi shumë takime
Maqedoni

Mickoski në Uashington mori pjesë në ceremoninë “Zëra të lirisë” dhe realizoi shumë takime

admin
Last updated: 21/01/2025 19:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski mori pjesë në disa nga aktivitetet e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Tramp, që u mbajt në Uashington.

Siç thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë, Mickoski është takuar edhe me kryetarin e Partisë Republikane të SHBA-së, Majkëll Vatli, me të cilin e kanë përcjellë fjalimin përshëndetës të presidentit amerikan Donald Tramp.

Ndër të tjera, qëndrimi në Uashington është shfrytëzuar për takime të shumta ku janë lobuar për interesat maqedonase.

Kryeministri Mickoski në ceremoninë e “Zërave të lirisë” të organizuar nga kompanitë “Tramp Media” dhe “Rambël”, e cila u mbajt pas inaugurimit, u takua me Den Bonxhino, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Tramp dhe komentatori më i famshëm politik i djathtë.

“Një bisedë, në të cilën folëm për Maqedoninë, sfidat tona, por edhe mundësitë. Argumentet dhe pozicionet tona janë të qarta dhe partneriteti ynë strategjik me SHBA-në dhe administratën e Presidentit Tramp janë të forta. Ne po luftojmë në vend për paga më të larta, pensione, infrastrukturë të re, shëndetësi më të mirë, arsim më konkurrues, një ekonomi me rritje të shpejtë etj., por po luftojmë edhe në Bruksel, Berlin, Paris, Londër, Uashington etj. zëri ynë është gjithnjë e më i fuqishëm”, tha për takimin, kryeministri Mickoski.

Njëkohësisht, kryeministri i vendit zhvilloi bisedë me Endrju Pejkof, biznesmen kanadez me origjinë maqedonase, themelues dhe Kryetar i “Niagara Botling”, kompani e cila ka të ardhura vjetore prej rreth 4 miliardë dollarë amerikanë dhe rreth 5000 të punësuar. Kompania është themeluar në vitin 1963 dhe sot është kompania më e madhe në tregun amerikan në këtë fushë.

“Investimet e Niagara Bottling në Maqedoni janë të mirëseardhura. Diaspora maqedonase është një element kyç në sistem, për ta bërë zërin dhe argumentet tona më të qarta dhe më të forta në botë. Jemi duke ripërtërirë por edhe duke krijuar mundësi të reja dhe partneritete me këdo që mund ta ndihmojë shtetin”, theksoi Mickoski për takimin.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, u takua edhe me Xhesi Spiro, drejtor ekzekutiv i “Teter” dhe përgjegjës për marrëdhënie strategjike me qeveritë në mbarë botën. “Teter” është kompania më e madhe në botë që menaxhon kapitalin digjital, kriptovalutat. Fitimi i kompanisë në vitin 2023 është 6.2 miliardë dollarë amerikanë dhe vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024, fitimi i kompanisë është 5.2 miliardë dollarë amerikanë.

“Kemi folur për tregun e kriptove, të ardhmen e kriptomonedhave dhe teknologjinë bllokçejn. Çdo investim i “Teter” dhe eksperiencë e përbashkët nga më të mëdhenjtë në fushën e tij është i mirëpritur. Duhet të bëjmë hapa të mëdhenj përpara. Ne nuk duhet t’i injorojmë sfidat e së ardhmes”, tha Mickoski, theksohet në komunikatë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kambovski: Këshilli Gjyqësor të veprojë më shpejt dhe me efikasitet
Next Article Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?