By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski pas raportit të KE-së: BE-ja mbetet synimi ynë strategjik, por nuk do të negociojmë për konteste bilaterale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski pas raportit të KE-së: BE-ja mbetet synimi ynë strategjik, por nuk do të negociojmë për konteste bilaterale
Maqedoni

Mickoski pas raportit të KE-së: BE-ja mbetet synimi ynë strategjik, por nuk do të negociojmë për konteste bilaterale

admin
Last updated: 05/11/2026 15:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Bashkimi Evropian mbetet përcaktim strategjik i Maqedonisë së Veriut, por procesi i zgjerimit duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve dhe rezultateve të arritura, e jo në konteste bilaterale. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për media me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas, pas prezantimit të Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit.

Mickoski theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të sillte përfitime konkrete për qytetarët dhe shtetin, ndër të cilat zhvillim profesional, mundësi të reja punësimi, qasje në tregun e përbashkët evropian dhe siguri më të madhe.

Megjithatë, ai përsëriti se qëndrimi i Qeverisë lidhur me ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar, duke theksuar se Maqedonia e Veriut pret që rruga drejt integrimit evropian të mbështetet në parime dhe në zbatimin e reformave.

“Ne besojmë në një Evropë që i respekton parimet e veta. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim”, deklaroi Mickoski.

Konferenca e përbashkët për media u mbajt pas dorëzimit të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026 nga ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, te kryeministri i vendit.

Në raport, Komisioni Evropian konstaton se Maqedonia e Veriut ka ruajtur përputhshmërinë e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, evidentohen aktivitetet e ndërmarra në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, në dokument theksohet se nuk ka pasur përparim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat mbeten kusht për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave me BE-në.

Brukseli vë në pah edhe nevojën për përparim më të madh në luftën kundër korrupsionit, reformën e administratës publike dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Kështu, raporti i këtij viti pasqyron si fushat ku vendi ka ruajtur përputhshmërinë dhe ka shënuar aktivitete, ashtu edhe sfidat që mbeten përpara në procesin e integrimit evropian.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE sulmon Zhernovskin: Ka titullin e sekretarit ndërkombëtar, por nuk di çfarë ndodh në Evropë dhe në botë
Next Article Editorial / Raporti i Komisionit Europian: Ku çalojmë më shumë në rrugën e BE-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?