By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MIckoski: Po rritet paga mesatare, pensionistët do ta marrin rritjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MIckoski: Po rritet paga mesatare, pensionistët do ta marrin rritjen
Maqedoni

MIckoski: Po rritet paga mesatare, pensionistët do ta marrin rritjen

admin
Last updated: 24/03/2025 14:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Radovish, 24 mars – Kryeministri Hristian Mickoski pret të vazhdojë rritja e ekonomisë edhe në tremujorin e parë, pas rezultateve pozitive gjatë dy tremujorëve të kaluar. Thekson se po rritet paga mesatare dhe se pensionistët do të marrin pensione të rritura, si dhe se problemet e trashëguara në bujqësi janë tejkaluar.

“Paga mesatare vazhdon të rritet, pavarësisht se shumë brejtës politikë nga opozita sulmuan Qeverinë se është kundër rritjes së pagave. Ja, ju i shihni ato duke u rritur. Unë pres që konsolidimi ekonomik të vazhdojë. Kemi pasur dy tremujorë super të suksesshëm, tremujorin e katërt dhe të tretë të vitit të kaluar. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ne kemi regjistruar rritje prej tre për qind dhe jemi në top pesë vendet me rritje më të shpejtë të ekonomive në Evropë. Pres që ky trend të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të këtij viti”, tha kryetari i Qeverisë në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së tij në Radovish.

Ai theksoi se nga një prilli do të rriten edhe pensionet.

“Rritje e re lineare prej dy mijë e gjysmë denarë për pensionistët, atë që e premtuam në vitin e parë, do ta realizojmë për nëntë muaj. Dhe në thelb, në këta nëntë muaj kemi bërë shumë gjëra të bukura, disa prej të cilave i kemi premtuar, disa i kemi realizuar dhe disa nuk i kemi premtuar. Pra, në drejtim të konsolidimit ekonomik të vendit, porosia ime për qytetarët është të jenë të qetë, po vijnë ditë të mira për Maqedoninë dhe ekonominë e Maqedonisë”, theksoi Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve se si rrjedh pagesa e subvencioneve në bujqësi kryeministri u përgjigj se në këtë sferë ishte trashëguar kaos total edhe në blerjen, pagesën e subvencioneve dhe të ardhurave personale në disa shoqata aksionare në pronësi të shtetit, por edhe ndërmarrje publike.

“Ne arritëm që në këta nëntë muaj të rregullojmë të gjitha, t’i kthejmë borxhet dhe të sigurojmë që pagesat aktuale të rrjedhin pa problem. Nga ajo që po marr si porosi nga bujqit e këtij rajoni, ka disa sjellje spekulative në mesin e blerësve të lakrës, sot në mëngjes biseduam me ministrin e Bujqësisë dhe ai tha se edhe ai do të jetë këtu. E rëndësishme për këtë rajon dhe Konçen është se ka çmim rekord për duhanin, i arritur si asnjëherë më parë, 400 denarë për kilogram të çmimit të blerjes dhe 100 denarë subvencionim. Këtë vit çmimi do të jetë edhe më i lartë, sipas informacioneve që marr nga marrëveshjet. Kështu që, ne si Qeveri mbetemi të përqendruar dhe ndër prioritetet tjera prioriteti ynë do të jenë bujqit”, shtoi Mickoski. 

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Next Article Është lëshuar urdhër për obduksion dhe ekspertim të armës nga incidenti në Vollkovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?