By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Qytetarët në rrethin e parë votuan për Maqedoninë, në rrethin e dytë dilni edhe më masovikisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Qytetarët në rrethin e parë votuan për Maqedoninë, në rrethin e dytë dilni edhe më masovikisht
Maqedoni

Mickoski: Qytetarët në rrethin e parë votuan për Maqedoninë, në rrethin e dytë dilni edhe më masovikisht

admin
Last updated: 25/10/2025 17:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Rezultatet nga rrethi i parë të zgjedhjeve lokale qartë tregojnë se qytetarët e kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin si opsion të vetin, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në komunën e Lozovës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Mickoski ka shprehur përkrahje për kandidatin dhe kryetarin aktual të komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, për të cilin tha se është “njeri i ri punëtor, person i shkëlqyeshëm dhe maqedonas i madh”. Ai shtoi se Cvetkovski e ka përkrahjen e tij të madhe, si dhe përkrahjen e Qeverisë, me të cilën, siç tha, do të realizohen projekte në komunë.

“Për këtë shkak, dua qartë të bëjë me dije se e ka përkrahjen time personale, të padyshimtë dhe po ashtu e ka përkrahjen e Qeverisë, me të cilën së bashku me komunën e Lozovës do të bëjmë shumë projekte këtu. Ashtu që, unë jam i bindur se Boshko jo vetëm se është kryetar i mirë dhe i suskesshëm i komunës, por i sigurtë jam se do të jetë i mirë edhe më i suksesshëm në katër vitet e ardhshme”, tha Mickoski.

Sipas tij, partia tanimë ka siguruar fitore në 33 komuna, ndërsa edhe në 26 është në epërsi ose afër fitores.

“Pres që në fund të këtyre zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni të kenë 59 kryetarë komunash”, tha ai, duke shtuar se në 58 komuna koalicioni fitoi edhe në listat e këshillave, duke siguruar shumicën në këshilla.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të dalin në numër sa më të madh në raundin e dytë, duke theksuar se zgjedhja është e qartë, mbështetje për koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ose, siç tha ai, një kthim në koalicionin që “shtatë vite e grabiti dhe poshtëroi Maqedoninë”.

“Opsioni i dytë është opsioni që është, praktikisht, koalicion që ishte qeveri deri para një vit e gjysmë, e paraprakisht, për shtatë vjet, e grabiti Maqedoninë, e shiti dhe e poshtëroi Maqedoninë dhe i grabiti qytetarët e saj. Dhe ky opsion nuk ka mbështetjen e qeverisë. Le të votojmë për njeri që ka qenë këtu me ju në Lozovë gjatë gjithë kohës”, tha Mickoski.

Si pjesë të aktiviteteve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Mickoski sot do të marrë pjesë në tubime në Rosoman, Demir Kapi dhe Negotinë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sektorët që paguhen më së shumti
Next Article Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?