By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur
Maqedoni

Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur

admin
Last updated: 28/11/2026 14:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – “Maqedonia do të vazhdojë të zbatojë reformat, por nuk do t’i pranojë çështjet dypalëshe si pengesë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”. 

Këtë e deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në prag të samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me ngërçin në procesin e integrimit evropian dhe mesazhet e fundit nga Brukseli.

Mickoski tha se nuk pajtohet me mendimin se Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë më shpejt se Maqedonia.

“Nuk do të pajtohesha që ata po ecin përpara. Nuk mendoj se është pikërisht kështu. Do të kthehem te deklarata ime për autobusin e lëkundur. Kështu duket rruga e tyre drejt BE-së në këtë moment, si për Malin e Zi ashtu edhe për Shqipërinë. Dhe ne po zbatojmë reforma, ne jemi vërtet në krye kur bëhet fjalë për Agjendën e Reformave”, tha Mickoski.

Kryeministri u përmbajt nga komenti i drejtpërdrejtë mbi deklaratën e fundit të Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Geert Jan Kopman, i cili vlerësoi se bllokimi i integrimit evropian të Maqedonisë është në Shkup dhe jo në Bashkimin Evropian.

Mickoski e quajti Kopmanin mik të Maqedonisë, duke theksuar se Qeveria e vlerëson shumë kontributin e tij në zbatimin e Agjendës së Reformave.

Ai njoftoi se gjatë ditës do të kenë një video-takim pune për të shqyrtuar nivelin e përmbushjes së angazhimeve reformuese, dhe pret të takohet me të në Bruksel.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Provimet shtetërore sot e tutje do të jepen edhe në gjuhën shqipe
Next Article MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?