By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Sistemi “One stop shop” do t’i afrojë edhe më shumë Shqipërinë dhe Maqedoninë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Sistemi “One stop shop” do t’i afrojë edhe më shumë Shqipërinë dhe Maqedoninë
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Sistemi “One stop shop” do t’i afrojë edhe më shumë Shqipërinë dhe Maqedoninë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Qafë Thanë, 22 nëntor, Argument – “Për mua është një nder i madh që miku dhe kolegu im i dashur, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, është sot këtu me mua.

Dëshiroj që në fillim të këtij aktiviteti të rëndësishëm të sotëm për të dyja vendet, t’u përcjell bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por edhe në përgjithësi të gjithë shqiptarëve, urimet për Ditën e Alfabetit Shqip – një ditë e cila për një shtet multietnik siç është yni ka rëndësi të madhe dhe i jep vlerë kohezionit që kemi në shoqërinë tonë. Qoftë e uruar kjo ditë dhe qoftë e mbushur me shumë suksese e të mira.

Tani dëshiroj të them disa fjalë për vetë aktivitetin e sotëm. Për ne është kënaqësi që mund të fillojmë këtë mënyrë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi sistemi “One Stop Shop” do ta lehtësojë transportin e udhëtarëve. Siç e dëgjuat, disa milionë udhëtarë e kalojnë çdo vit këtë pikë kufitare, ndërsa kjo mënyrë e re do t’i afrojë edhe më shumë dy vendet tona, Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat tashmë janë të afërta.

Pres që kjo mënyrë komunikimi të vazhdojë edhe në vendkalimet e tjera kufitare që kemi me fqinjin tonë perëndimor, Shqipërinë, dhe në këtë mënyrë t’i forcojmë edhe më shumë lidhjet ndërmjet qytetarëve nga të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, siç u tha edhe në pjesën hyrëse të prezantimit, ku u shpjegua mënyra se si do të funksionojë i gjithë procesi, sistemi “One Stop Shop” do të sjellë vlera shtesë edhe në drejtim të rritjes së turizmit dhe potencialit turistik që kanë të dyja vendet. Kur flas për të dyja vendet, këtu kam parasysh bregdetin e Liqenit të Ohrit, Ohri dhe Struga, si dhe komunat e tjera përreth, por natyrisht edhe bregdetin e Shqipërisë.

Në fund, dëshiroj të falënderoj ministrin e Punëve të Brendshme, kolegët nga Qeveria, punonjësit e MPB-së, doganës dhe të gjithë ata që u përfshinë në realizimin e këtij projekti. Gjithashtu, dëshiroj t’i shpreh mirënjohje të madhe mikut tim të madh, kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, për mbështetjen e tij personale që dha në mënyrë që kjo që po realizojmë sot të bëhet realitet.”

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi largohet nga vendngjarja
Next Article Greva në Belgjikë: Anulohen pothuajse të gjitha fluturimet të hënën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?