By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Studentët do të përfitojnë një pako më të gjerë privilegjesh, zbritjet do të arrijnë deri në 50 për qind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Studentët do të përfitojnë një pako më të gjerë privilegjesh, zbritjet do të arrijnë deri në 50 për qind
Maqedoni

Mickoski: Studentët do të përfitojnë një pako më të gjerë privilegjesh, zbritjet do të arrijnë deri në 50 për qind

admin
Last updated: 28/11/2026 14:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetëve lidhur me shujtën studentore, paralajmëroi një koncept të ri me të cilin studentët do të fitojnë një spektër më të gjerë përfitimesh përmes aplikacionit “M.shërbime”, jashtë modelit të deritanishëm të shujtës studentore, siç tha ai, qëllimi është që privilegjet të vlejnë gjatë gjithë vitit dhe të përfshijnë shërbime dhe privilegje të ndryshme.

“Koncepti është të zhvillojmë një qasje krejtësisht të re kur bëhet fjalë për privilegjet që do të mund t’i shfrytëzojnë studentët. Mos të kufizohemi në konceptin e shujtës ditore, i cili shoh se po keqpërdoret mjaft edhe politikisht nga disa politikanë periferikë të opozitës, por po flas që të ketë përmbajtje. Dhe kjo do të jetë pjesë e aplikacionit të cilin po e zhvillon Ministria e Transformimit Digjital, e ai është “M.shërbime”, i cili tashmë po merr intensitet. Dhe këtu po punojmë bashkërisht me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me Ministrinë e Transformimit Digjital, Sekretariatin e Përgjithshëm, kabinetin tim dhe Ministrinë e Financave.

Nga mbledhja e fundit e Qeverisë do të përfshihet edhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, pasi ata po zhvillojnë një aplikacion tjetër dhe një kartelë tjetër, përkatësisht kartelën rinore. Kështu që duam të kemi një koncept më të gjerë përfitimesh të cilat në thelb do t’i shfrytëzojnë studentët tanë.

“Të mos jenë vetëm ato ditë të cilat tani janë të përcaktuara me ligj, sepse tani pagesa përfundon, mendoj se ishte fundi i qershorit, ndërsa korriku, gushti dhe shtatori nuk përfshihen në pagesën e shujtës ditore. Njëkohësisht, të dielat dhe festat janë gjithashtu të përjashtuara nga e gjithë kjo që është privilegj i tyre. Dhe mendoj se në atë mënyrë shuma që ata e shfrytëzojnë është mjaft e padinjitetshme, dhe qëllimi ynë si Qeveri është të sigurojmë përfitime shtesë, gjegjësisht mundësi shtesë që ata t’i shfrytëzojnë jo vetëm në pjesën e shujtës, por edhe lloj tjetër shërbimesh, jashtë vitit akademik dhe jashtë këtij lloji të shërbimeve që i shfrytëzojnë sot. Dhe kjo do të jetë pjesë e aplikacionit ‘M.shërbime’”, theksoi Mickoski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti paralajmëron kompanitë financiare: Nuk do të lejojmë të pasuroheni në kurriz të qytetarëve!
Next Article Rrahmani përballet me Kurtin për edukimin seksual në shkolla

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?