By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mijëra infermiere janë larguar nga vendi në kërkim të kushteve më të mira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mijëra infermiere janë larguar nga vendi në kërkim të kushteve më të mira
Maqedoni

Mijëra infermiere janë larguar nga vendi në kërkim të kushteve më të mira

admin
Last updated: 11/05/2025 14:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 maj – Java ndërkombëtare e infermierëve, i gjen motrat medicinale të lënë pas dore nga sistemi shëndetësor. Vetëm vitin e kaluar rreth 2000 infermierë janë larguar për në vendet evropiane, për kushte më të mirë, ndërsa ky numër këtë vit pritet të jetë edhe më i lartë.

Pagat e ulëta, mos avancimi në karrierë, përgjegjësi për jetën e pacientëve, orë tejet të zgjatura të orarit të punës janë disa nga sfidat të cilat ballafaqohen çdo ditë infermierët. Shoqata e Infermierëve “Për ne” thonë se nuk kanë ministër të shëndetësisë që i përfaqëson.

“Gjithë këto vite e kaluara asnjë garniturë e ministrisë nuk ka ndryshuar as nuk ka bërë asgjë për infermierët. Ne nuk mund ti adresojmë çështjet në individ si ministër, flasim për garniturat e ministrive, pra të gjithë komplet në vitet e kaluara nuk kanë bërë asgjë, nuk gjendemi as në agjendat e tyre. Flitet shumë ndërsa asgjë nuk bëhet”, tha Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermierëve.

Hamdije Fetahu, infermiere që punon në klinikën “8 Shtatori” thotë se është e vështirë të përballojnë fluksin e madh të pacientëve, pasi kanë mungesë të personelit mjekësor. Ajo thotë se në repartin ku ajo punon dy infermiere kujdesen deri në 35 pacientë në ditë.

“Puna si infermiere është mjaft stresuese pasi që ka shumë përgjegjësi të madhe, bëhet fjalë për jetën e pacientëve është pak edhe orari i zgjatur, punojmë nga 12 orë në ditë. Një ditë e një infermiere varet se ku është, nëse është në repart është ndryshe nëse është në ambulancë është ndryshe, kështu që është sakrificë e madhe, mirëpo edhe lumturi pasi në bëjmë gjithçka që pacientëve të ju ofrojmë gjithçka që duhet”, tha Hamdije Fetahu, infermiere.

Nga Shoqata e infermierëve thonë se vetëm pas tragjedisë së Koçanit, Institucionet morën masa për përkujdesjen e shëndetit mendor të infermiereve. U formua ekip i psikologëve për të ndihmuar infermieret. Për momentin shumë infermiere janë në pushim mjekësor pasi kanë kaluar një periudhë të stërngarkuar fizike dhe psikike pas tragjedisë së Koçanit.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërheqi zvarrë me veturë qenin në Kriva Pallankë, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit
Next Article Privohet nga liria hajduti në Kumanovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?