By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mijëra të evakuuar teksa zjarret vdekjeprurëse përfshijnë Evropën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mijëra të evakuuar teksa zjarret vdekjeprurëse përfshijnë Evropën
Bota

Mijëra të evakuuar teksa zjarret vdekjeprurëse përfshijnë Evropën

admin
Last updated: 12/08/2025 18:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi zjarret vdekjeprurëse vazhdojnë të djegin Evropën Jugore si pasojë e një vale rekord të nxehtësisë.

Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll një zjarr që shpërtheu pranë Madridit në Spanjë.

Një burrë i përfshirë në zjarrin në Tres Cantos, pranë kryeqytetit spanjoll, vdiq në spital pasi pësoi djegie në shkallë 98%, raporton Sky Neës.

Flakët shpërthyen gjithashtu në disa rajone spanjolle, duke përfshirë Castile dhe Leon, Castile-La Mancha, Andaluzi dhe Galicia.

Ministria e Brendshme e Spanjës shpalli një “para-emergjencë”, duke vënë shërbimet kombëtare në gatishmëri për të mbështetur zjarrfikësit. Pothuajse 1,000 anëtarë të forcave të armatosura të vendit tashmë po ndihmojnë.

Temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë celsius në disa pjesë të vendit, sipas parashikuesve të motit.

Në Portugali, më shumë se 700 zjarrfikës po punojnë për të kontrolluar një zjarr në Trancoso, qindra kilometra në verilindje të Lisbonës.

“Po na ziejnë të gjallë, kjo nuk mund të vazhdojë”, ka thënë kryebashkiaku i Vila Real, Alexandre Favaios. Një zjarr në qytetin portugez ka qenë aktiv prej 10 ditësh.

Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarre edhe në të gjithë Turqinë të martën, përfshirë provincën veriperëndimore të Çanakalasë, duke detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Flakët detyruan mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Çanakalasë, si dhe Ngushticën e Dardaneleve për anijet.

Zjarret në Greqi detyruan evakuimin e disa fshatrave dhe një hoteli në ishujt turistikë të Zakinthos dhe Qefalonisë në Detin Jon, së bashku me katër pjesë të tjera të kontinentit.

“Erërat janë të forta dhe zjarri është jashtë kontrollit”, ka thënë kryebashkiaku i Zakinthos, Yiorgos Stasinopoulos, për transmetuesin publik grek ERT.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Alarme për vapë të kuqe dhe të verdhë janë lëshuar në Itali dhe Francë.

Rekordet e temperaturës u thyen të hënën në Francën jugore, duke arritur në 41.6 gradë celsius në Bordeaux krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 41.2 gradë celsius në vitin 2019.

Rekordet e të gjitha kohërave u thyen gjithashtu në Bergerac, Cognac dhe Saint Girons, sipas shërbimit kombëtar të motit, Meteo France.

Ngrohja globale po i jep rajonit të Mesdheut verëra më të nxehta dhe më të thata, thonë shkencëtarët.

Evropa po ngrohet më shpejt se çdo kontinent tjetër, me temperatura që rriten me dyfishin e shpejtësisë së mesatares globale që nga vitet 1980, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus” të Bashkimit Evropian.

Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë dhe në nivel global, ka thënë agjencia e monitorimit.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Erdoğan: Turqia dhe Gjeorgjia do të punojë “krah për krah” për bashkëpunim rajonal dhe paqe
Next Article Katastrofë mjedisore në Detin Arabik, si fundosja e anijes po helmon bregdetin e Keralas me miliona grimca plastike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?