By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Milani “trondit” Australinë! Kuqezinjtë shënojnë 9 herë në miqësoren me Perth Glory, debutojnë blerjet e reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Milani “trondit” Australinë! Kuqezinjtë shënojnë 9 herë në miqësoren me Perth Glory, debutojnë blerjet e reja
Sport

Milani “trondit” Australinë! Kuqezinjtë shënojnë 9 herë në miqësoren me Perth Glory, debutojnë blerjet e reja

admin
Last updated: 31/07/2025 18:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

AC Milan ka dhuruar spektakël në miqësoren e radhës të zhvilluar në Australi, duke fituar me rezultatin e thellë 9-0 ndaj Perth Glory, në një ndeshje ku dominimi ishte absolut nga minuta e parë deri në të fundit.

Terracciano hapi serinë e golave që në minutën e 3-të, ndërsa Okafor gjeti rrjetën dy herë (23’ dhe 27’), ndjekur nga një penallti e saktë e Comotto (29’) dhe një realizim i bukur nga Chukwueze (31’), për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 5-0.
Në pjesën e dytë, trajneri Massimiliano Allegri zëvendësoi të gjithë formacionin titullar, duke dhënë hapësirë për lojtarë si Leao, Musah, Ricci, Thiaw, Fofana e Saelemaekers. Vetëm pak sekonda pas rifillimit të lojës, Leao shënoi golin e gjashtë (46’), ndërsa Ricci (58’), Musah (80’) dhe sërish Leao (85’, me kokë pas një asisti të Bartesaghi-t) plotësuan rezultatin përfundimtar 9-0.

Miqësorja gjithashtu shënoi debutimin e blerjes së re Pervis Estupiñán, i cili u vendos në krahun e majtë të mbrojtjes dhe dha sinjale pozitive përpara fillimit të sezonit.
Pas suksesit 4-2 ndaj Liverpoolit, ky triumf i thellë tregon se Milani i Allegrit është në rrugën e duhur, pavarësisht nivelit më modest të kundërshtarëve. Rossonerët po tregojnë formë në rritje, me formacionin që po pasurohet me alternativa cilësore.
Milani do të vazhdojë përgatitjet me dy sfida “angleze” kundër Leeds dhe Chelsea më 9 dhe 10 gusht, përpara se të nisë zyrtarisht sezonin me ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Barit, më 17 gusht në San Siro.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ul kolesterolin, pastron gjakun dhe mbron mëlçinë, zbuloni vlerat ushqyese të manaferrës! Një ilaç i provuar kundër anemisë
Next Article Kina dhe Zvicrra afirmojnë shkëmbime të nivelit të lartë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?