By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minçev: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë punojnë ekspertë të të drejtës kushtetuese, do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minçev: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë punojnë ekspertë të të drejtës kushtetuese, do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj në Kuvend
Maqedoni

Minçev: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë punojnë ekspertë të të drejtës kushtetuese, do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj në Kuvend

admin
Last updated: 04/04/2025 13:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në konferencën e sotme për media i pyetur deri ku është procedura për Ligjin për përfaqësim të drejtë, theksoi se në këtë zgjidhje ligjore punon një grup i ekspertëve nga sfera e të drejtës kushtetuese, por për momentin nuk mund të tregojë deri ku është përmbajtja e ligjit. Draft versioni i zgjidhjes ligjore duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore.

“Siç e dini, në kuadër të Qeverisë është formuar grup i punës prej ekspertëve nga sfera e të drejtës kushtetuese, i cili punon në përmbajtjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë. Unë si ministër nuk jam pjesë e atij grupi të punës dhe për këtë nuk do të mund të tregoj në këtë moment deri ku është përmbajtja e atij ligji. Dua të theksoj se përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në shtet, sipas Marrëveshjes së Ohrit, është kategori kushtetuese”, tha Minçev.

Sipas Minçevit, është mirë që në këtë zgjidhje ligjore punojnë ekspertë, që përsëri të mos arrijmë në situatë të parashtrimit eventual në Gjykatën Kushtetuese dhe anulim të sërishëm të disa neneve.

“Unë insistova dhe është mirë që në atë zgjidhje ligjore punojnë ekspertë, që të mos gjendemi përsëri në situatë të njëjtë, në kuadër të parashtrimit eventual në Gjykatën Kushtetuese dhe anulim të sërishëm të disa neneve nga ligji i deritanishëm ekzistues. Ekspertët e drejtës kushtetuese janë garanci se do të bëhet një ligj i tillë, i cili si draft version ose propozim version i asaj zgjidhjeje ligjore do të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore”, tha Minçev.

Në lidhje me paralajmërimet se nga 1 marsi, pagat e nëpunësve administrativë do të rriten për mesatarisht tetë për qind në bazë bruto, Minçev tha se harmonizimi i pagave është propozim i Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa zgjidhjet ligjore janë në fazën përfundimtare.

“Në konferencë për media në të cilën paralajmërova pako prej katër ligjeve të reformave në administratën publike dhe thashë se harmonizimi i pagave është propozim i Ministrisë së Administratës Publike. Të gjitha këto zgjidhje ligjore atëherë ishin dërguar te institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Ministrinë e Financave, të cilët duhet të deklarohen për përmbajtjen e tekstit në këto propozim vendime ligjore. Për momentin, ata janë në fazën përfundimtare”, tha Minçev.

Ai shtoi se grupi i punës i Ministrisë së Administratës Publike punon në finalizimin e tekstit të këtyre ligjeve me ekspertë vendorë, por janë përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë. Siç tha, është mbajtur mbledhje e Këshillit për reforma në administratën publike, të cilën e udhëheq kryeministri dhe Minçev shpreson se deri në fund të këtij muaji, më saktë deri në fund të prillit do të dërgohen në procedurë qeveritare. Shpreson se do të miratohen nga Kuvendi deri në fund të majit ose fillimi i qershorit.

“Derisa nuk e kemi versionin final, nuk do të mund të komentoj sa do të jetë harmonizimi i pagave. Siç e dini, rritje lineare në bazë të zgjidhjeve ekzistuese ligjore, të gjithë nga administrata publike morën rritje të pagave të tyre në vlerë prej 1.800 denarë, duke filluar nga prilli”, tha Minçevi. 

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ambasadori i Francës, Christophe le Rigoleur: Shkupi dhe Sofja duhet të përqendrohen në gjërat që i afrojnë
Next Article Milani nuk do ta emërojë Paraticin për shkak të çështjeve ligjore, Igli Tare rikthehet si favorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?