By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minçev: Po e ndërtojmë akademinë sipas standardeve evropiane me fokus në dijen, kompetencat dhe zhvillimin e administratës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minçev: Po e ndërtojmë akademinë sipas standardeve evropiane me fokus në dijen, kompetencat dhe zhvillimin e administratës
Maqedoni

Minçev: Po e ndërtojmë akademinë sipas standardeve evropiane me fokus në dijen, kompetencat dhe zhvillimin e administratës

admin
Last updated: 02/10/2026 12:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Krijimi i një sistemi modern për zhvillim profesional të nëpunësve administrativë, zhvillimi i një gjenerate të re drejtuesish dhe vendosja e një institucioni të fortë për trajnim dhe zhvillim të administratës ishin në fokus të vizitës së punës së ministrit për administratë publike, Goran Minçev, në Shkollën Kombëtare për Administratë Publike të Italisë – SNA.

Në takimin me presidentin e shkollës kombëtare për administratë publike, prof. Gennaro Terraciano, ministri Minçev bisedoi për mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, veçanërisht në prag të vendosjes së Akademisë për përmirësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativë në Maqedoni.

Shkolla Kombëtare për Administratë Publike e Italisë – SNA, është institucion i Presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë, me rol të rëndësishëm në rekrutimin dhe trajnimin e nëpunësve shtetërorë dhe drejtuesve, si dhe në kërkimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të administratës publike.

Në fokusin e bisedës ishte vendosja e një kanali institucional direkt për bashkëpunim mes SNA dhe Akademisë së ardhshme për përmirësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativë.

“Për ne, Akademia nuk është vetëm një institucion i ri, por një qasje e re ndaj zhvillimit profesional të administratës. Po e vendosim sistemin në të cilin dija, kompetencat dhe përmirësimi i vazhdueshëm bëhen themel i administratës moderne publike. Pikërisht për këtë na është e rëndësishme të mësojmë nga përvojat e institucioneve si SNA, të cilat kanë përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e kuadrit administrativ dhe drejtues.” – theksoi ministri Minçev.

Ligji për përmirësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativë u miratua në vitin 2025 dhe paraqet bazë për formimin e Akademisë si organ në përbërje në kuadër të Ministrisë për administratë publike, e cila fillon punën në janar 2027.

Akademia do të vendosë sistem në të cilin trajnimet do të planifikohen mbi bazën e nevojave reale të institucioneve, nëpunësit e rinj do të kalojnë trajnim fillestar të detyrueshëm dhe provim, ndërsa kuadri drejtues do të ketë detyrim për përmirësim profesional pas avancimit. Sistemi parashikon edhe status të rregulluar të trajnerëve, bazë të trajnerëve, vlerësim të programeve dhe trajnerëve, si dhe veprimtari kërkimore dhe analitike.

“Me këtë po vendosim mekanizëm institucional që deri tani mungonte – sistematikisht të planifikohet, të zbatohet dhe të matet zhvillimi profesional i nëpunësve administrativë. Nuk duam që trajnimet të jenë vetëm përmbushje formale e një detyrimi. Duam ato të krijojnë dije dhe kompetenca që drejtpërdrejt do të përkthehen në punë më të mirë të institucioneve dhe shërbime më të mira për qytetarët.” – porositi Minçev.

Ministri Minçev prezantoi edhe mënyrën e re për emërimin dhe caktimin e drejtuesve të lartë në sektorin publik, të përcaktuar me Ligjin e sapomiratuar për drejtuesit e lartë, dhe shprehu interes për shkëmbim përvojash me SNA lidhur me përcaktimin e kompetencave drejtuese dhe planifikimin e programeve të trajnimit për drejtuesit.

Në takim u shqyrtuan edhe mundësi konkrete për bashkëpunim përmes shkëmbimit të programeve dhe metodologjive të specializuara, trajnerëve dhe ekspertëve, vizitave studimore, kërkimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e zhvillimit të drejtuesve të lartë.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Shkupi dhe Prishtina gjithnjë e më afër, po përgatitet linjë direkte hekurudhore
Next Article Drejtori i Lotarisë dëshmoi në favor të Grubit dhe Bajramit, Prokuroria kërkon ta shpallë “dëshmitar armiqësor”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?