By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministrat e rinj të Ramës nuk humbin kohë, valë shkarkimesh nëpër institucione
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministrat e rinj të Ramës nuk humbin kohë, valë shkarkimesh nëpër institucione
Shqipëri

Ministrat e rinj të Ramës nuk humbin kohë, valë shkarkimesh nëpër institucione

admin
Last updated: 03/08/2024 11:49
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ministrat e rinj të sapo emëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste nuk kanë humbur kohë, ndërsa mësohet se kanë nisur një valë shkarkimesh nëpër institucionet dhe drejtoritë që kanë nën varësi. Kështu mësohet se një ditë pas marrjes së detyrës si ministër i ri i Financave, Petrit Malaj ka shkaktuar “furtunë” në ministri. “Kapitali.al” ka mësuar se zoti Malaj ka shkarkuar nga detyra, drejtorin historik të Politikave Fiskale, Nikolla Lera. Një nga ekspertët më të njohur të taksave dhe me një përvojë shumëvjeçare në krye të departamentit të Politikave Fiskale, zoti Lera është njoftuar beftas për largimin e tij nga detyra.

Ikën Xhaja

Por Nikolla Lera nuk ishte i vetmi. Emri tjetër i rëndësishëm që është larguar nga detyra e ministrisë së Financave është Sekretarja e Përgjithshme, Risena Xhaja. Edhe zonja Xhaja është njoftuar në mënyrë të papritur për shkarkimin e saj nga posti i Sekretares së Përgjithshme të cilin ajo e ka mbajtur që nga marsi i vitit 2023. Nje tjetër punonjëse që nuk i ka shpëtuar dot furtunës së ministrit të ri është dhe një nga sanitaret e Ministrisë së Financave, e cila shërben në katin e ministrit prej shumë vitesh. Sanitarja që ka përcjellë shumë ministra financash nuk arriti të përballonte dot ministrin e ri, Petrit Malaj. Ky i fundit ka vendosur ta lëvizë atë nga kati i tij për ta zëvendësuar me një pastruese më të besuar. Zonja Xhemali e mban këtë post që nga shkurti i vitit 2020, në kohën që ministre e Financave ishte Anila Denaj. Por me sa duket eksperienca e saj në ministrinë e Financave mund të shkojë drejt fundit. Fillimisht u përfol se një tjetër emër që mund të largohej ishte ai i drejtoreshës historike të Thesarit të Shtetit, Mimoza Dhembi. Zonja Dhembi është një nga punonjëset më të njohura të shtetit me një karrierë të gjatë në ministrinë e Financave, që nga vitet 90.

Por deri më tani nuk ka asnjë akt zyrtar për largimin e saj dhe zonja Dhembi vazhdon të qëndrojë në detyrë. Megjithatë pozicioni i saj është ende e paqartë. Zonja Dhembi është një figurat kyçe në përplasjen shumëvjeçare tashmë mes ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës për projektet e investimeve, që kanë ngrënë kokën e disa ministrave të Financave. Ndërkohë një tjetër emër që përflitet se është në pozita është ai i drejtorit juridik në ministrinë e Financave, Sajmir Muçmata. Nuk dihet nëse zoti Malaj do të largojë edhe zotin Muçmataj, por është e sigurtë se aty nuk do të ketë të lehtë për shkak të disa balancave të tjera jashtë ministrisë. Kjo është hera e parë në histori që ministria e Financave përballet me një tërmet kaq të madh në ndryshimet e stafit. Shumë punonjës i thanë Kapitalit off rekord se lëvizjet kanë ardhur të papritura për të gjithë. Ndërkohë në ditët në vijim pritet të ketë valës shkarkimesh edhe në ministritë e Mbrojtës dhe Brendshme, për shkak se aty janë vendosur ministra të rinj.

Reforma pritet të prekë edhe Kuvendin e Shqipërisë

Por ministrat e rinj nuk janë të vetmit që kanë nisur spastrime. Një burim i tha gazetës “SOT” se kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali pritet të reformojë institucionin që drejton duke shkarkuar apo larguar nga puna shumë punonjës që janë kthyer në “parazitë” aty, për shkak se kanë vite. Mësohet se ata janë punonjës që kanë zënë “myk” aty dhe kanë që në kohën e ish-kryetarëve Jozefina Topalli, Ilir Meta dhe së fundmi Lindita Nikolla. Një nga zyrat që ka personel që ka shërbyer nga koha e zonjës Topalli është ajo e Shtypit, Juridike, Protokollit dhe Financave. Kështu që zonja Spiropali si reformatore që pëlqen të ketë në ekip personel të kualifikuar dhe apolitik, pritet të urdhërojë spastrimin e administratës së Kuvendit nga njerëz “parazitë” dhe partiakë që natën raportojnë tek Jozefina Topalli dhe Ilir Meta, ditën bëjnë sikur janë socialistë.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article U shpall i humbur që pesë ditë, gjendet i vdekur 85 vjeçari nga Shkupi
Next Article MPB me detaje për zhdukjen e 14-vjeçares Klara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?