By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Ferati: Ndërkulturalizmi dhe kohezioni social janë themeli i një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Ferati: Ndërkulturalizmi dhe kohezioni social janë themeli i një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse
Maqedoni

Ministri Ferati: Ndërkulturalizmi dhe kohezioni social janë themeli i një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse

admin
Last updated: 05/11/2026 11:03
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet bashkësive etnike, avancimit të politikave ndërkulturore dhe ndërtimit të një shoqërie të bazuar në barazi, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim.

Duke iu drejtuar takimit konsultativ për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Ndërkulturalizmin dhe Kohezionin Social 2027–2032, Ferati nënvizoi se strategjia duhet të shndërrohet në një instrument konkret për politika publike të zbatueshme, përfaqësim të drejtë dhe forcim të kohezionit shoqëror.

Ferati bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, duke vënë në pah se strategjia duhet të përmbajë masa konkrete, objektiva të qarta dhe tregues të matshëm për zbatimin dhe vlerësimin e rezultateve.

Ai rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë që ky proces të prodhojë ndryshime të prekshme dhe të kontribuojë në ndërtimin e një Maqedonie të Veriut më kohezive, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

Fjalimi i plotë:

Kam nderin t’ju drejtohem në këtë takim konsultativ, i cili shënon një fazë të rëndësishme të procesit të hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për Interkulturalizmin dhe Kohezionin Social (2027–2032). Njëkohësisht, shpreh mirënjohjen time për Misionin e OSBE-së në Shkup për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e ekipit të ekspertëve në këtë proces.

Kjo strategji synon të përcaktojë drejtimet dhe prioritetet që do të udhëheqin politikat tona në fushën e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive në pesë vitet e ardhshme. Ajo përfaqëson një angazhim të rëndësishëm të Qeverisë sonë për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet bashkësive etnike, të bazuara në respektin e ndërsjellë dhe tolerancën.

Interkulturalizmi dhe kohezioni social janë parakushte thelbësore për zhvillimin demokratik, stabilitetin institucional dhe shoqëror, si dhe për avancimin e perspektivës evropiane të vendit. Në këtë kuadër, mbetet prioritet garantimi i barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vizioni ynë është ndërtimi i një shteti të barabartë, në të cilin dallimet etnike, fetare dhe sociale përfaqësojnë pasuri dhe vlerë të shtuar për shoqërinë. Për këtë, duhet të tejkalojmë modelin e bashkëjetesës formale dhe të krijojmë një kulturë të ndërveprimit aktiv, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Kjo kërkon politika që garantojnë jo vetëm mundësi të barabarta, por edhe qasje të drejtë në institucionet publike, shërbime cilësore dhe përfaqësim të bazuar në kompetencë dhe profesionalizëm. Agjenda jonë reformuese mbështetet në sundimin e ligjit, institucione efikase dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Në këtë drejtim, strategjia duhet të shërbejë si një instrument konkret për avancimin e politikave ndërkulturore, forcimin e kohezionit shoqëror dhe krijimin e hapësirave të përbashkëta ku qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre, mund të ndërveprojnë, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Përfshirja e të gjithë aktorëve relevantë në këtë proces është thelbësore për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e dokumentit. Ekspertiza, përvoja dhe propozimet tuaja do të jenë një kontribut i rëndësishëm në ndërtimin e një strategjie që pasqyron nevojat reale të shoqërisë dhe krijon bazë për një konsensus të gjerë institucional dhe shoqëror.

Strategjia dhe plani i veprimit duhet të jenë në përputhje me prioritetet kombëtare, obligimet institucionale dhe standardet evropiane. Për këtë arsye, pres që ky proces të rezultojë me masa dhe aktivitete konkrete, të mbështetura në analiza profesionale dhe objektiva të qarta.

Në veçanti, kërkoj nga ju të kontribuoni në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, avancimin e politikave ndërkulturore dhe zbatimin e tyre praktik në nivel lokal, si dhe përcaktimin e treguesve të matshëm që do të mundësojnë zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin efektiv të rezultateve të strategjisë.

Ju siguroj se Ministria që drejtoj është plotësisht e përkushtuar që rezultatet e këtij procesi konsultativ t’i shndërrojë në masa konkrete, zgjidhje legjislative dhe politika publike të zbatueshme. Qëllimi ynë është që kjo strategji të mos mbetet vetëm një dokument orientues, por të shërbejë si bazë për veprime institucionale dhe ndryshime të prekshme në shoqëri.

Ju falënderoj për përkushtimin, ekspertizën dhe gatishmërinë tuaj për të kontribuar në këtë proces të rëndësishëm.

Së bashku duhet të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut më kohezive, më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë mesazhe na dha Brukseli përmes raportit të KE-së?
Next Article Banka Popullore: Komisioni Evropian konfirmon qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe forcimin e stabilitetit financiar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?