By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Hoxha paralajmëron qendra rajonale për mbeturina
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Hoxha paralajmëron qendra rajonale për mbeturina
Maqedoni

Ministri Hoxha paralajmëron qendra rajonale për mbeturina

admin
Last updated: 28/11/2026 12:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Vendosja e sistemit rajonal për grumbuillim të mbeturinave mbetet një prej prioriteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sepse kjo do të thotë vendosje e rendit apo realizim i një reforme shumë të rëndësishme në të gjitha rajonet në vendin tonë, deklaroi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Plotësisht e kuptoj reagimin e deputetëve dhe të qytetarëve sa i përket menaxhiit me mbeturinat. Sa i përket ndërtimit të qendrës rajonale në qytetin e Sveti Nikoles, e cila do ta përfshijë rajonin lindor dhe verilindor, ai është proces i cili zhvillohet nga ana e Ministrisë së Financave, përkatësisht institucionit në kuadër të Ministrisë së Financave, përkatësisht institucionit në kuadër të Ministrisë e cila është përgjegjëse për mjetet nga BE-ja dhe kjo procedurë është në proces dhe zyrtarisht si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk jemi të informuar rreth zyrtarizimit të këtij procesi dhe prandaj nuk do të jap mjë shumë hollësi për këtë”, tha Hoxha.

Ministria punon në përgatitjen e dokumentacionit apo procedurave të tjera të nevojshme për ndërtimin e qednrave të tjera të treta rajonale në vendin tonë.

“Në Rusino, e cila e përfshin rajonin e Pollogut, përgatitjet administrative, përgatitjet procedurale janë në proces të përfundimit. Deri në fund të këtij viti, përkatësisht vitin e ardhshëm do të presim edhe shpalljen e parë të qendrës së parë rajonale Rusino, e cila do të ndërtohet me standarde ekologjike evropiane. Tashmë është shpallur edhe ndërtimi i qendrës transferuese në qytetin e Tetovës, e cila është pjesë e projektit rajonal për ndërtim të qendrave rajonale për menaxhim me mbeturina. Hollësitë rreth mjeteve financiare unë nuk do t’i cekë para opinionit, sepse ato janë procese të cilat janë në rjedhë dhe nuk mund të flitet për to”, tha ministri Hoxha.

Ai theksoi se Ministria vazhdon edhe me përgatitjet e tjera administrative, procedurale për ndërtim të qendrës së dytë rajonale në Novaci, e cila do t’i përfshijë dy rajonet adekuate.

“Do të thotë ato janë komunat të cilat i tkaojnë rajonit jugor dhe perëndimor të Pellagonisë. Procedurat janë në rrjedhë, atje parashihet të ndërtohen pesë qendra transferi të mbeturinave në të gjitha komunat. Qendra e tretë të cilën e diskutojmë është qendra e cila do të jetë në komunën e Bosillovës dhe kjo qendër, përkatësisht procedurat për fillim të ndërtimit të kësaj qendre janë pak në fazë të tejkaluar dhe ne si ministri jemi në proces të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm”, tha Hoxha në mbledhjen plenare për parashtrim të pyetjeve të opozitës.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Lotaria”, ekspertja Popovska: Nuk kam konstatuar shkelje të procedurës
Next Article Projektligj i ri për automjetet në RMV, gjobë prej 100 euro nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e paraqitni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?