By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Nikolloski paralajmëroi linjën e nëntë ajrore, pret edhe numër rekord të investimeve të huaja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Nikolloski paralajmëroi linjën e nëntë ajrore, pret edhe numër rekord të investimeve të huaja
Maqedoni

Ministri Nikolloski paralajmëroi linjën e nëntë ajrore, pret edhe numër rekord të investimeve të huaja

admin
Last updated: 17/01/2025 14:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot paralajmëroi linjën e nëntë ajrore në vend. Siç tha ai në konferencën ndërkombëtare për diplomacinë e biznesit, ende nuk mund të tregojë publikisht se për ç’farë bëhet fjalë, por “diaspora do të jetë shumë e lumtur kur të dëgjojë”.

Pritjet e Nikolloskit janë se para nesh është një vit jashtëzakonisht i suksesshëm dhe stabil me numër rekord të investimeve të huaja, si dhe se vendi do të jetë “numër një në rajon”.

“Në mëngjes kam konfirmim për linjën e nëntë ajrore, por ende nuk mund të them publikisht. Mendoj se diaspora jonë do të jetë shumë e lumtur kur të dëgjojë. Si Qeveri në këto 6,5 muaj kemi nëntë linja të reja ajrore, ndërsa mund të paralajmëroj edhe fillimin e rikonstruimit të ndërtesës së terminalit në aeroportin e Ohrit”, theksoi Nikolloski.

Në fjalën e tij në konferencë,  ai i’u referua edhe projekteve tjera infrastrukturore. Pret, siç tha, deri në fillim të sezonit veror të lëshohen 40 kilometra nga autostrada Ohër-Kërçovë, si dhe “shumë lajme të mira në periudhën e ardhshme” për hekurudhën e shpejtë të Korridorit 10 e cila duhet të jetë qarkullimi kryesor i Maqedonisë.

“Para nesh kemi një vit stabil dhe mendoj se do të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm. Nëse në partnerin tonë më të madh tregtar, Gjermaninë, të paktën stabilizohet gjendja nëse nuk shkon lartë, në atë rast mendoj se do të jemi numër një në rajon. Këtu, gjithsesi, më i rëndësishëm është sektori i biznesit nga i cili presim mbështetje të madhe. Presim edhe numër rekord të investimeve të huaja, qoftë nga ato ekzistuese apo të reja. Deri tani kemi hapur edhe 42 kilometra rrugë ekspres. Në tre muajt e ardhshëm pres hapjen e dhjetë kilometrave të tjerë, ndërsa deri në fund të vitit edhe të përfundojë zgjidhja e plotë nga kryeqyteti deri në Prilep ose autostradë ose rrugë ekspres. Për momentin po punohet intensivisht në mbi 150 kilometra autostrada në vend, ndërtohet rrugaPrilep-Manastir, Ohër-Kërçovë, Strazhë, ka tender për rrugën Shkup-Bllacë që përfundimisht të përfundojë edhe ajo autostradë, drejt Kosovës”, tha ministri.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferencë për diplomaci të biznesit: Të ulen barrierat për tregti në vendet e rajonit
Next Article Rokas: Shfrytëzojeni momentin drejt zgjerimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?