By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Peci propozon që “Darka e Lamës” të shpallet kremte kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Peci propozon që “Darka e Lamës” të shpallet kremte kombëtare
Maqedoni

Ministri Peci propozon që “Darka e Lamës” të shpallet kremte kombëtare

admin
Last updated: 12/11/2024 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka propozuar që Darka e Lamës të jetë edhe kremte kombëtare.

Ai po ashtu ka njoftuar që kjo darkë sivjet do të kremtohet më 2 dhjetor, si dita më e përshtatshme siç e ka quajtur ai për shënimin e kësaj kremte, që të shënohet çdo vit, në ditëlindjen e ish presidentit Ibrahim Rugova, “si shenjë falënderimi për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shtet ndërtim, si dhe për promovimin e kulturës dhe traditës autentike shqiptare”.

“Darka e Lamës më 2 dhjetor – Propozoj të jetë edhe kremte kombëtare. Me datën 2 dhjetor Ministria e Bujqësisë organizon “Darkën e Lamës”. Në vitin kur Zoti i dhuroi Kosovës shumë begati në çdo kulturë bujqësore vlerësoj se ky aktivitet tradicional që organizohet nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ka zanafillën ideore nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, duhet të ketë përmasa edhe më të gjëra në organizim në të gjitha nivelet deri në shënim e kremtim kombëtar në çdo familje”, ka thënë ai.

“Darka e Lamës”, ministri Peci tha se është shprehje e falënderimit ndaj Zotit për bereqetet e dhuruara dhe për zakonet e përcjella brez pas brezi.

Këtë vit, ai ka thënë se do të fillohet me këtë traditë edhe nga Ministria e Bujqësisë, me bindjen sipas tij që ky aktivitet do të organizohet nga të gjitha nivelet institucionale e deri te çdo familje e çdo shtëpi, “ku do të shtrohet Darka e Lamës me produkte bujqësore vendore, duke e kthyer këtë ngjarje në një mundësi ideale për promovimin e prodhimeve vendore”.

“Dita më e përshtatshme për shënimin e kësaj kremte le të jetë 2 dhjetori, që të shënohet çdo vit, në ditëlindjen e Dr. Ibrahim Rugovës, si shenjë falënderimi për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shtetndërtim, si dhe për promovimin e kulturës dhe traditës autentike shqiptare. Në këtë kremte do të falënderojmë prodhuesit vendor për mundin dhe angazhimin e tyre në sektorin e bujqësisë. Në të ardhmen, do t’u propozoj institucioneve të Republikës së Kosovës që data 2 dhjetor të kremtohet si një datë e veçantë anembanë Kosovës”, ka shkruar ministri Peci në një postim në Facebook.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rreth 350 fëmijë romë do të kujdesen falas në kopshtet publike për fëmijë në 21 komuna
Next Article Në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”, FSK-ja organizon Ditën e Vizitorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?