By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Toshkovski në Konferencën e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Toshkovski në Konferencën e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit
Maqedoni

Ministri Toshkovski në Konferencën e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit

admin
Last updated: 17/09/2024 16:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shtator  – Delegacioni i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot po merr pjesë në Konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila po mbahet në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë.

“Duke shënuar dhjetëvjetorin e ekzistencës së kësaj nisme, u theksua se rajoni i Ballkanit Perëndimor jeton një momentum historik në raport me perspektivën e tij evropiane dhe është Procesi i Berlinit ai që mund të arrijë sinergjinë e përpjekjeve individuale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si një mekanizëm përgatitor për anëtarësimin në BE”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në kuadër të seancës kushtuar luftës kundër migrimit të parregullt si dhe kontrabandës së paligjshme të migrantëve, ministri Toshkovski theksoi se migrimi dhe lëvizjet migratore kanë qenë një nga sfidat kryesore për një kohë të gjatë, jo vetëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe për Evropën dhe se është i nevojshëm  koordinimi për të gjitha iniciativat dhe masat ekzistuese për të trajtuar migracionin e paligjshëm,  kontrabandën e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, jo vetëm nga dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Në fjalimin në kuadër të seancës për luftën kundër krimit të organizuar, ministri Toshkovski nënvizoi se pavarësisht nëse bëhet fjalë për krim të organizuar, trafikim të njerëzve, migrim ilegal, trafik droge… çdo iniciativë për lidhje rajonale në luftën kundër krimit të organizuar është realisht i rëndësishëm  si dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit ndërmjet shërbimeve.

“Në atë luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për monitorimin e parave dhe strukturave financiare të grupeve të organizuara kriminale, është thelbësore të integrohen të gjitha institucionet kompetente, duke zhvilluar kështu një sistem paralajmërimi të hershëm si një mjet i fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktivitete të tjera të paligjshme”, theksoi Toshkovski.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferencë: Përmes punësimit formal dhe njohjes së potencialit ekonomik të romeve, deri te rritja ekonomike dhe zhvillimi i shtetit
Next Article Gala e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?