By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministrja Bozhinovska do të mbaj fjalim në panelin “Rruga drejt ndërtesave zero- energji në Ballkan”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministrja Bozhinovska do të mbaj fjalim në panelin “Rruga drejt ndërtesave zero- energji në Ballkan”
Maqedoni

Ministrja Bozhinovska do të mbaj fjalim në panelin “Rruga drejt ndërtesave zero- energji në Ballkan”

admin
Last updated: 12/11/2024 11:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska do të mbajë fjalim në panelin “Rruga drejt ndërtesave zero- energji në rajonin më të gjerë të Ballkanit” e cila mbahet në kuadër të samitit klimatik KOP29 në Baku të Azerbajxhanit.

Kjo ngjarje e rëndësishme, siç kumton ministria, ka për qëllim të hulumtojë mundësitë e rritjes së efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimit dhe të nxjerrë në pah rolin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sigurinë energjetike në rajon.

Në panel diskutimin përveç ministres Bozhinovska do të marrin pjesë edhe Ivana Zhivkoviq, drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropë dhe Komonueltin e Shteteve të pavarura (ZND), Jovana Joksimoviq, ndihmës ministre e Minierave dhe Energjetikës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Evropian, Serbi, Karolina Novak sekretare e shtetit në Ministrinë e Energjetikës së Moldavisë, Euan Lou lider rajonal për Afrikën qendrore dhe jugore/ish lider në dikasterit e sektorit publik për Energjetikë, infrastrukturë, transport dhe industri, Fondin e klimës së gjelbër dhe Ivan Bulatoviq drejtor kryesor ekzekutiv në Elektroekonominë e Malit të Zi dhe Filipo Berardi, specialist i lartë për ndryshimet klimatike, Fondi global ekologjik.

“Paneli do të fokusohet në disa tema kryesore: roli i efikasitetit të energjetikës në përmbushjen e Marrëveshjes së Parisit, barrierat e tregut për teknologjitë efikase në sektorin e ndërtimit, aktivitetet e UNDP-së dhe partnerëve për të mbështetur efikasitetin e energjetikës në objektet publike dhe private në rajon, si dhe rekomandimet nga dokumenti i fundit i UNDP-së “Rruga drejt ndërtesave zero- energji në rajonin më të gjerë të Ballkanit”, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. 

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoqëria civile duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes në vend!
Next Article Është shuar zjarri në Butel 1, është djegur edhe një pjesë e çatisë së barakës aty pranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?