By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministrja Janevska u uroi mirëseardhje brucoshëve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministrja Janevska u uroi mirëseardhje brucoshëve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”
Maqedoni

Ministrja Janevska u uroi mirëseardhje brucoshëve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”

admin
Last updated: 01/10/2026 13:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 01 tetor, argument.mk/ – Në ceremoninë solemne të fillimit të vitit akademik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, u uroi mirëseardhjen studentëve të rinj, duke theksuar se ata përfaqësojnë potencialin më të madh të Maqedonisë. “Këta të rinj kanë zgjedhur arsimin e lartë si rrugë për të realizuar ambiciet e tyre dhe për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme profesionale e jetësore. Ata presin të përfitojnë njohuri dhe aftësi që do t’u mundësojnë të përballen me sukses me një botë që karakterizohet nga ndryshime të shpejta teknologjike, ekonomike dhe shoqërore. Universiteti ‘Shën Kirili dhe
Metodi’ është vendi i duhur për të mësuar, për të pashtruar pyetje dhe për të kryer kërkime.

Jini kureshtarë dhe të guximshëm në kërkimin e njohurive të reja,” tha ministrja Janevska në fjalimin e saj drejtuar studentëve, profesorëve dhe komunitetit akademik. Përveç ligjëratave , kollukfiumeve dhe provimeve, studentët kanë mundësinë të përfshihen në kërkime, projekte shkencore, shkëmbime akademike, shkolla verore dhe programe të ndryshme trajnimi; Janevska i inkurajoi ata t’i shfrytëzonin këto mundësi, pasi ato do t’u hapnin horizonte të reja. „„Ju jeni profesionistët, novatorët dhe liderët e ardhshëm që do ta ndërtojnë të ardhmen e shtetit. Pikërisht për këtë, arsimi i lartë është një nga prioritetet tona më të rëndësishme.

Në
Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po punojmë me përkushtim për krijimin e kushteve më të mira për studim, modernizimin e programeve studimore, mbështetje më të madhe për shkencën dhe kërkimin shkencor, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet arsimit të lartë dhe nevojave të tregut të punës“, theksoi ministrja Janevska.
Në këtë drejtim, janë kryer vlerësime të një pjese të programeve ekzistuese studimore, ndërsa janë akredituar edhe disa programe të reja, me qëllim harmonizimin e mëtejshëm të arsimit të lartë me standardet evropiane dhe nevojat e shoqërisë.

Me porosinë se Ministria do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me organizatat studentore, Janevska i ftoi studentët të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën akademike, të ndajnë propozimet dhe iniciativat e tyre dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira për studim, duke theksuar se Ministria do të vazhdojë të jetë partnere e tyre në përmirësimin e jetës studentore dhe të procesit arsimor.

Në pjesën e standardit studentor, vlerësoi se po realizohen investime të rëndësishme në konviktet studentore. Dy konvikte studentore në Shkup janë rikonstruktuar tërësisht dhe me standarde të larta të eficiencës energjetike – „Stiv Naumov“ tashmë janë vendosur studentët, ndërsa së shpejti do të hapet edhe Konvikti Studentor „Kuzman Josifovski Pitu“. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojë modernizimi edhe i konvikteve të tjera studentore në vend. Janevska njoftoi edhe për konkursin e ri për bursa studentore, i cili, përveç kategorive ekzistuese, do të përfshijë edhe kategori të reja përfituesish, ndër të cilët edhe studentët me
sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore, me qëllim që të mundësohet qasje më e madhe në arsimin e lartë për të gjithë të rinjtë. Duke u uruar vit akademik të suksesshëm, ministrja theksoi rolin e rëndësishëm të profesorëve në formimin e individëve të arsimuar, të përgjegjshëm dhe etikë, të cilët do të
kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vizita e mbretit Felipe VI në Ceuta një rrezik i madh diplomatik
Next Article A ishte në dijeni për kamerën? Zbulohen detaje për rastin e videove intime, katër nga viktimat u thirrën për të deklaruar në polici
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?