By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI
Teknologji

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

admin
Last updated: 15/05/2026 11:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Procesi gjyqësor i shumëpërfolur mes Elon Muskut dhe Sam Altmanit ka zbuluar prapaskena të reja mbi mënyrën se si është zhvilluar OpenAI, ndërsa çështja ka hyrë këtë javë në fazën e tretë.

Sipas reuters, avokatët e Muskut kanë paraqitur prova të ndryshme, përfshirë mesazhe private, email-e dhe dëshmi ish-zyrtarësh të kompanisë, me qëllim që të paraqesin Altman si një udhëheqës të paqëndrueshëm dhe të pasigurt në vendimmarrje.

Një nga dëshmitë kryesore ishte ajo me video e Mira Muratit, ish-drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI, e cila u largua në vitin 2024. Ajo deklaroi në gjykatë se Altman kishte krijuar “kaos” brenda kompanisë dhe përdorte një stil komunikimi kontradiktor.

Sipas Muratit, Altman shpesh “i thoshte një gjë një personi dhe krejt të kundërtën një tjetri”, gjë që sipas saj ka shkaktuar pasiguri dhe tensione të vazhdueshme në menaxhimin e kompanisë.

Gjykata shqyrtoi gjithashtu mesazhe të vitit 2023, kur Altman ishte shkarkuar përkohësisht nga posti i CEO-s. Në komunikimet me Muratin, ai kërkonte informacion mbi vendimin e bordit, ndërsa ajo i ishte përgjigjur se situata ishte “shumë e keqe”.

Akuza të ngjashme janë ngritur edhe nga ish-anëtarë të tjerë të bordit. Helen Toner ka folur për një “model shqetësues të mungesës së ndershmërisë”, ndërsa Natasha McCauley ka thënë se Altman ka shkaktuar “kriza të përsëritura” brenda OpenAI.

Në proces është dëgjuar edhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Ilya Sutskever, i cili ka shprehur shqetësime për stilin e udhëheqjes së Altman dhe transparencën e tij.

Ndërkohë, Sam Altman i ka mohuar të gjitha akuzat e Elon Musk dhe pritet të dëshmojë në ditët në vijim. Çështja gjyqësore lidhet me pretendimet e Musk se OpenAI është larguar nga misioni fillestar jofitimprurës dhe është shndërruar në një strukturë fitimprurëse.

You Might Also Like

Google prezanton Argon, modelin e ri të AI-së

Televizori në dyqan duket fantastik, por në shtëpi shumë më keq – pse ndodh kjo

Gemini 4 Argon, Google sjell modelin e ri me fokus te siguria kibernetike

“Super Intelligence” e Trumpit ndez garën për domenet ”.si”

AUSTRALI – OpenAI i kërkon ndjesë qeverisë pas aksesit të paautorizuar të faqeve të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Babai im ka kancer”, Drake bën rrëfimin prekës në këngën e re
Next Article Amerikani fiton lotarinë dy herë brenda një muaji
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?