By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misioni Monitorues i WBIF në RMV, Sali: Përgjegjësia jonë nuk përfundon me sigurimin e financimit. Matësi i vërtetë i suksesit është implementimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Misioni Monitorues i WBIF në RMV, Sali: Përgjegjësia jonë nuk përfundon me sigurimin e financimit. Matësi i vërtetë i suksesit është implementimi
Maqedoni

Misioni Monitorues i WBIF në RMV, Sali: Përgjegjësia jonë nuk përfundon me sigurimin e financimit. Matësi i vërtetë i suksesit është implementimi

admin
Last updated: 24/06/2026 16:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministria për Çështje Evropiane organizoi takimin e nivelit të lartë në kuadër të Misionit Monitorues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare, ministrive resore dhe institucioneve zbatuese.

Në hapje të takimit, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, theksoi se WBIF mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e lidhshmërisë rajonale dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.
“Përgjegjësia jonë nuk përfundon me sigurimin e financimit. Matësi i vërtetë i suksesit është implementimi. Çdo projekt i realizuar do të thotë më shumë mundësi për qytetarët, ekonomi më konkurruese dhe standard më të lartë jetese”, theksoi ministri Sali.

Ai nënvizoi se monitorimi duhet të shihet si një instrument strategjik i qeverisjes që mundëson identifikimin e hershëm të sfidave, koordinim më efikas ndërinstitucional dhe vendimmarrje të bazuar në rezultate.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat kryesore në implementimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë kapacitetet e njësive implementuese, procedurat e prokurimit, ndryshimet në fushëveprimin e projekteve, koordinimin ndërmjet institucioneve dhe procedurat administrative për leje dhe miratime.

Sali theksoi se Agjenda e Reformave dhe Instrumenti për Reforma dhe Rritje kanë krijuar një qasje më strategjike në planifikimin e investimeve, ndërsa fokusi në periudhën e ardhshme duhet të jetë rritja e efikasitetit të implementimit dhe sigurimi i rezultateve konkrete për qytetarët.

Pjesëmarrësit riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e mekanizmave të monitorimit, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e realizimit të projekteve strategjike që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Misioni Monitorues i WBIF do të vazhdojë gjatë dy ditëve të ardhshme me takime tematike në fushën e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor, si dhe me vizitë në terren në projektin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Shkup.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE forcon luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar
Next Article Arrestohet një banor i Shkupit, dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e qytetit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?