By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët
Bota

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

admin
Last updated: 28/11/2026 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 26 nëntor, Argument – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar një buxhet evropian të fuqishëm dhe ambicioz për periudhën 2028–2034, duke kundërshtuar çdo shkurtim të mëtejshëm të fondeve për politikën e kohezionit dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore.

Duke mbërritur sot në takimin e posaçëm të Këshillit Evropian në Bruksel, ku në fokus janë negociatat për kuadrin e ardhshëm financiar shumëvjeçar të Bashkimit Evropian, Mitsotakis theksoi se vendet anëtare duhet të nisen nga disa parime të përbashkëta, pavarësisht dallimeve mes tyre.

“Nuk mund të flasim për një Evropë të fortë me një buxhet të dobët. Nuk mund të synojmë një Evropë të aftë për të përballuar sfidat e konkurrueshmërisë, tregut të energjisë dhe mbrojtjes së kufijve, pa i siguruar mjetet financiare për zbatimin e këtyre politikave”, deklaroi ai.

Kryeministri grek nënvizoi se Bashkimi Evropian nuk mund të neglizhojë politikën e kohezionit dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, duke i cilësuar ato si politika themelore, të parashikuara në traktatet evropiane dhe të lidhura ngushtë me vetë konceptin e BE-së.

Mitsotakis vlerësoi përpjekjet e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, për të afruar qëndrimet e vendeve anëtare, por theksoi se Greqia nuk do të pranojë shkurtimin e mëtejshëm të fondeve për këto dy politika.

Ai u shpreh gjithashtu i gatshëm të shqyrtojë zgjidhje të reja për krijimin e burimeve të përbashkëta financiare të BE-së, të cilat do të mundësonin financimin e një buxheti më ambicioz.

Në këtë kuadër, Greqia ka propozuar organizimin e një ankandi të përbashkët evropian për spektrin e frekuencave 6G, nismë e cila, sipas Mitsotakis, ka marrë fillimisht reagime pozitive nga shumë partnerë evropianë.

Kryeministri grek theksoi se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare në Këshillin Evropian të dhjetorit është një domosdoshmëri politike.

Në të kundërt, paralajmëroi ai, zhvillimet politike në disa vende të BE-së mund ta bëjnë praktikisht të pamundur arritjen e një marrëveshjeje politike gjatë gjysmës së parë të vitit 2027.

Mitsotakis përfundoi duke shprehur gatishmërinë e Greqisë për të kontribuar në mënyrë konstruktive në negociata, duke mbrojtur njëkohësisht interesat që ndan me shumë vende të tjera evropiane.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet 61-vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij 81-vjeçare
Next Article Çupiç shpall zgjedhjet presidenciale për më 27 dhjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?