By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mjek në Spitalin e Strugës merr pagë për pesë vite pa punuar dhe pa licencë valide
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mjek në Spitalin e Strugës merr pagë për pesë vite pa punuar dhe pa licencë valide
Maqedoni

Mjek në Spitalin e Strugës merr pagë për pesë vite pa punuar dhe pa licencë valide

admin
Last updated: 15/07/2025 22:04
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 15 korrik – SPB Strugë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari nga Struga, i identifikuar si K.S., i punësuar si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, për shkak të dyshimeve për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas të dhënave të policisë, K.S. nga data 1 korrik 2019 deri më 29 nëntor 2024, kur i është dhënë vendimi për largim nga puna, nuk është paraqitur në vendin e tij të punës dhe nuk ka njoftuar punëdhënësin për ndërprerjen e specializimit.

Gjithashtu, që nga 15 korriku 2020 e deri në ditën e shkarkimit, ai ka ushtruar profesionin pa licencë valide mjekësore, pasi ajo i kishte skaduar dhe nuk ishte rinovuar në Odat përkatëse profesionale.

Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të përfitojë rregullisht pagën dhe kompensime shtesë, duke dëmtuar buxhetin e spitalit në vlerë prej 1.956.569 denarësh. Me këtë veprim, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme dobi financiare.

Rasti është në duart e organeve kompetente, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin se si ka qenë e mundur një neglizhencë e tillë institucionale për një periudhë kaq të gjatë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Krerët e VLEN-it në ceremoninë për Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Ambasadën e Turqisë
Next Article Mot me diell dhe shumë nxehtë, deri 42 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?