By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në ministrinë amë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në ministrinë amë
Maqedoni

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në ministrinë amë

admin
Last updated: 22/02/2025 10:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Me dy ndryshimet e fundit në Ligjin ekzistues për mbikqyrjen Inspektuese në dhjetor të 2024 dhe janar të 2025, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) si dhe 14 inspektoratet e tjera shtetërore vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrisë amë. Kjo do të thotë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), sipas procedurës, me marrëveshje, merr përsipër punonjësit, sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, dokumentacionin, kërkesat dhe përmbushjen e detyrimeve, mjetet për punë, si dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lidhja e kontratave të shërbimeve inspektuese, të krijuara deri në ditën kur ky ligj hyn në fuqi, me çka në fakt ISHMJ vazhdon të punojë pa cilësinë e personit juridik dhe buxhetin nga linja e parë.

Financat do të administrohen si një Nënprogram i veçantë në Buxhetin e Ministrisë, por ISHMJ, përkatësisht inspektorët, do të vazhdojnë të kenë autonominë në zhvillimin e procedurave inspektuese.

Aktiviteti kryesor i Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, sipas rregulloreve, është të kryejë mbikëqyrje mbi aktet administrative që lëshon MMJPH, lejet e integruara ekologjike A dhe elaboratet, ose të kryejë mbikëqyrje mbi zbatimin e kushteve të përcaktuara në to. Me përfshirjen e tij pritet përmirësimi i koordinimit në zbatimin e politikave për përballjen me ndotjen e mjedisit dhe me mbetjet.

Në lidhje me numrin e inspektorëve shtetërorë, vlerësimi tregon se për të mbuluar nevojat për inspektim në fushën e mjedisit në nivel shtetëror, nevojiten rreth 40 inspektorë shtetërorë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me marrjen e ISHMJ-së, merr gjithashtu edhe planet e tij për punësim dhe avancim, të cilat do të jenë të harmonizuara me planet për punësim dhe avancim të Ministrisë. Inspektorati Shtetëror aktualisht nuk ka miratuar punësime dhe avancime të reja nga ana e Ministrisë së Financave, por pritet një përgjigje pozitive nga institucionet përkatëse në lidhje me rritjen e numrit të inspektorëve.

Nga ana tjetër, në nivel lokal, ende më shumë se 50% e komunave nuk kanë emëruar inspektorë të autorizuar për mjedisin, megjithëse sipas Ligjit për mbikqyrje të Inspektimit të Mjedisit, deri në fund të vitit 2022 ata kishin këtë detyrim.

Në “Programin e Qeverisë 2024-2028” është parashikuar gjithashtu edhe formimi i një trupi inspektues të vetëm qendror me kompetenca në të gjitha nivelet, i cili do të jetë përgjegjës për trajtimin e ndotjes së mjedisit dhe mbeturinave. Kjo strukturë e inspektimit për mjedisin duhet të mundësojë një inspektim efikas dhe të drejtë mbi ndotësit e mjedisit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Moti sot
Next Article Besa Ademi dhe Afrim Fidani në garë për kryetar të Gjykatës Supreme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?