By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moment historik për Uber – kompania zbulon se sa miliarda dollarë fitoi vitin e kaluar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Moment historik për Uber – kompania zbulon se sa miliarda dollarë fitoi vitin e kaluar
Teknologji

Moment historik për Uber – kompania zbulon se sa miliarda dollarë fitoi vitin e kaluar

admin
Last updated: 09/02/2024 10:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uber ka raportuar fitimin e parë vjetor si një kompani që shpenzoi miliarda euro nga paratë e investitorëve për t’u zgjeruar në mbarë botën.

Kompania amerikane e aplikacioneve për taksi ka njoftuar se ka ftuar 1.1 miliard dollarë (1,020,244,500 euro) gjatë vitit 2023, krahasuar me një humbje prej 1.8 miliardë dollarësh (1,669,491,000 euro) një vit më parë.

Ky moment historik ka nxitur investitorët të spekulojnë se Uber do të blejë aksione ose do të paguajë një divident për investitorët.

Çmimi i aksioneve në Uber menjëherë është rritur për 1 për qind, duke e dërguar vlerën e kompanisë në afro 150 miliardë dollarë (139,124,250,000 euro).

Bëhet e ditur se vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2023 klientët kanë rezervuar 2.6 miliardë (2,411,487,000) udhëtime nga Uber.

Kjo rritje, nga shefi ekzekutiv i kompanisë Dara Khosrowshahi, u vlerësua si “pikë kthese për të dëshmuar se kompania mund të gjenerojë rritje të fortë dhe fitimprurëse”.

Ndryshe, Uber u themelua në vitin 2009 nga Garrett Camp dhe Travis Kalanick. Kalanick u bë shef ekzekutiv në vitin 2010 dhe ka vëzhguar me vite zgjerimin e aplikacionit që u përhap me shpejtësi në të gjithë SHBA-në.

Koha e Kalanick si CEO u karakterizua nga një sërë skandalesh dhe “luftimesh” me rregullatorët. Kjo pasi në vitin 2022 kompania u akuzua për shkelje ligji, mashtrim të policisë, dhe lobim fshehurazi. Kalanick u zëvendësua në vitin 2017 nga Khosrowshahi, i cili ka kërkuar të “zbusë” imazhin e kompanisë.

Edhe pse Uber ka pësuar humbje të thella operative, ato humbje u kthyen në miliarda euro fitime gjatë vitit 2023, i cili cilësohet si vit me fat për kompaninë.

You Might Also Like

Masa “Kontrolli i bisedës” po kthehet — mesazhet online do të monitorohen masivisht

Zbulohen para lansimit ngjyrat dhe çmimet e Pixel Watch 5

Nintendo po i jep Switch 2 një bateri të zëvendësueshme nga përdoruesi

iPhone 18 Pro do të jetë më i trashë se paraardhësi i tij

OKB: Al po zhvillohet më shpejt se sa mund të përballojë njerëzimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjithçka që dimë për platformën Neue Klasse nga BMW
Next Article Kumbullat e thata ndihmojnë personat që vuajnë nga ky problem

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?