By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, Europa do të na ndihmojë”, Rama nga samiti në Tiranë: Qytetarët shqiptarë duhet të përfitojnë që tani nga tregu i BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, Europa do të na ndihmojë”, Rama nga samiti në Tiranë: Qytetarët shqiptarë duhet të përfitojnë që tani nga tregu i BE-së
Shqipëri

“Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, Europa do të na ndihmojë”, Rama nga samiti në Tiranë: Qytetarët shqiptarë duhet të përfitojnë që tani nga tregu i BE-së

admin
Last updated: 28/11/2026 15:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Samiti i Ballkanit Perëndimor po mbahet sot në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, ku në fokus është procesi i integrimit evropian, reformat dhe konvergjenca mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij në samit, kryeministri Edi Rama shprehu entuziazmin për nisjen e procesit të ri të integrimit evropian, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë të vendeve të tyre në BE për të përfituar nga mundësitë që ofron Unioni.

“Mblidhemi këtu për Planin e Rritjes, në një takim që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat që kemi përpara. Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal.

Na duhet të themi se vitet e fundit konvergjenca mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është rritur. Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Ne të gjithë kemi mbrojtur idenë se qytetarët tanë s’duhet të presin për të korrur përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët. Qytetarët tanë duhet të gëzojnë që tani, gradualisht, të drejtat që gëzojnë qytetarët e BE-së.

Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe se BE-ja është po aq e prirur të na ndihmojë, sa ç’është e prirur të na bjerë me çekiç kokës që të japim rezultate dhe të bëjmë reforma. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe gatishmëria sjell më shumë mundësi”, deklaroi Rama.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE: Pason zgjidhje ligjore me të cilën të rinjtë do të lirohen nga pagesa e komunalive për ndërtimin e shtëpisë
Next Article Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi shtetet që kanë performuar më mirë, ja sa fonde do të marrin nga Plani i Rritjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?