By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO-DPMNE: Pason zgjidhje ligjore me të cilën të rinjtë do të lirohen nga pagesa e komunalive për ndërtimin e shtëpisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO-DPMNE: Pason zgjidhje ligjore me të cilën të rinjtë do të lirohen nga pagesa e komunalive për ndërtimin e shtëpisë
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Pason zgjidhje ligjore me të cilën të rinjtë do të lirohen nga pagesa e komunalive për ndërtimin e shtëpisë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Gazi Baba është ndër komunat e para të Shkupit që i liroi të rinjtë deri në moshën 35-vjeçare nga pagesa e komunalive për ndërtimin e shtëpisë, ndërsa pason një zgjidhje ligjore që do të vlejë në të gjithë territorin, njoftoi VMRO-DPMNE.

“Me masën e re, e cila do të shndërrohet në zgjidhje ligjore, parashihet që çiftet e reja bashkëshortore deri në moshën 35-vjeçare, të cilat dëshirojnë të ndërtojnë shtëpinë e tyre, të lirohen nga pagesa e komunalive ndaj komunave në të gjithë territorin e shtetit. Kjo masë paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për familjet e reja dhe lehtësim të konsiderueshëm gjatë fillimit të ndërtimit të shtëpisë së tyre. Se bëhet fjalë për politikë konkrete dhe jo vetëm për paralajmërim, tregohet edhe nga zbatimi i deritanishëm i saj në disa komuna të Shkupit, ndër të cilat edhe Komuna e Gazi Babës, e cila është ndër të parat”, thonë nga partia.

Komuna e Gazi Babës që në fund të vitit të kaluar e zbatonte masën, me të cilën çiftet e reja bashkëshortore deri në moshën 35-vjeçare lirohen nga shuma e plotë e komunalive që i takojnë komunës.

Për më tepër, Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi masën me të cilën çiftet e reja bashkëshortore deri në moshën 40-vjeçare dhe prindërit vetushqyes lirohen nga 60 për qind e kompensimit të përgjithshëm për rregullimin e tokës ndërtimore, respektivisht nga pjesa që i takon Qytetit të Shkupit, për objektet brenda Planit të Përgjithshëm Urbanistik.

Kufiri fillestar i moshës prej 29 vjetësh u zgjerua në 35, përkatësisht 40 vjet, pas analizave të kryera dhe konstatimit të nevojave reale të familjeve të reja, sepse qëllimi është që mbështetja të përfshijë sa më shumë të rinj dhe familje që kanë nevojë për ndihmë në krijimin e kushteve për një shtëpi të tyren.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mourinho flet për transferimet dhe largimet e Real Madridit në janar
Next Article “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, Europa do të na ndihmojë”, Rama nga samiti në Tiranë: Qytetarët shqiptarë duhet të përfitojnë që tani nga tregu i BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?