Debati i madh që u shkaktua për kartonin e kuq të Jude Bellingham ndaj Osasunës nuk ka përfunduar ende.
Reprezentuesi anglez u përjashtua për herë të dytë në karrierën e tij si futbollist i Real Madridit në barazimin 1-1 në ‘Pamplona’.
Bellingham mori karton të kuq pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, pas një përplasje verbale me gjyqtarin Munuera Montero.
Ish-mesfushori i Dortmundi kishte thënë më pas me të përfunduar ndeshja se ky problem u shkaktua shkaku i pengesave gjuhësore.
Carlo Ancelotti i kishte dalë në mbështetje anglezit duke pretenduar se ishte një keqkuptim dhe se Montero bëri gabim me vendimin e tij.
Real Madridi pritet që ta apelojë këtë karton dhe ata kanë relativisht mundësi të mira për ta fituar rastin, bazuar në një incident të ngjashëm që kishte ndodhur me Mason Greenwood sezonin e kaluar.
