By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moska thërret ambasadoren e Zvicrës për shkak të hapave kundër aseteve ruse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Moska thërret ambasadoren e Zvicrës për shkak të hapave kundër aseteve ruse
Bota

Moska thërret ambasadoren e Zvicrës për shkak të hapave kundër aseteve ruse

admin
Last updated: 12/03/2024 14:23
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ambasadorja e Zvicrës në Moskë, Krystyna Marty Lang është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë për shkak të hapave të ndërmarra nga vendi i saj kundër aseteve ruse, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të MPJ ruse thuhet se ambasadorja Lang është thirrur në ministri dhe se është dënuar hapi i Parlamentit të Zvicrës për sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse.

“Sekuestrimi i aseteve ruse është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Çdo cenim i aseteve të Rusisë nën maskën e një mekanizmi kompensimi nuk është gjë tjetër veçse vjedhje në nivel shtetëror”, thuhet në deklaratën e MPJ ruse.

Më tej theksohet se ambasadorja Lang është informuar se “nëse Zvicra do të ndërmerrte konkretisht hapa për sekuestrimin e aseteve ruse, Rusia do të ndërmerrte hapa të ngjashme”.

Në votimin e mbajtur në Parlamentin e Zvicrës më 7 mars, u miratua përdorimi i aseteve të ngrira ruse për Ukrainën. Zvicra ka ngrirë asete me vlerë rreth 9 miliardë dollarë që i përkasin Rusisë.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pretendohet se Serbia edhe pas 7 tetorit ka vazhduar t’i shesë armë Izraelit
Next Article Ushtria gjermane po “plaket” dhe po tkurret, kushte të këqija në kampet e stërvitjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?