By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushtria gjermane po “plaket” dhe po tkurret, kushte të këqija në kampet e stërvitjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ushtria gjermane po “plaket” dhe po tkurret, kushte të këqija në kampet e stërvitjes
Bota

Ushtria gjermane po “plaket” dhe po tkurret, kushte të këqija në kampet e stërvitjes

admin
Last updated: 12/03/2024 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Forcat e armatosura të Gjermanisë po përballen me probleme të mëdha pasi personeli i tyre plaket dhe përpjekje po bëhen për të rekrutuar të rinj, sipas një raporti kritik të paraqitur sot në parlament.

Pavarësisht njoftimit të kancelarit Olaf Scholz në vitin 2022 për investime të reja të mëdha në mbrojtje, forcat e armatosura ende po përballen me mungesa të pajisjeve si dhe me probleme të infrastrukturës, sipas Eva Haegl, komisionerja e forcave të armatosura të Gjermanisë.

“Fuqia vazhdon të plaket dhe tkurret”, shkroi Hegl në raportin e saj vjetor të vitit 2023, të publikuar sot në Berlin.

Sipas raportit, njësitë ushtarake gjermane kanë boshllëqe të mëdha në personel. Haegl gjithashtu vë në dukje se mungesat e pajisjeve përfshijnë gjithçka, nga pajisjet e rënda deri te pjesët rezervë, dhe se këto mungesa janë përkeqësuar pasi Gjermania i ka dërguar Ukrainës armë nga rezervat e saj.

Scholz njoftoi një fond special prej 100 miliardë eurosh për të ripajisur forcat e armatosura në një fjalim pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022. Kancelari e quajti pushtimin një “pikë kthese” (“Zeitenwende”) dhe premtoi se Gjermania do rindërtojë forcat e saj të armatosura.

Por raporti thekson se në praktikë ndryshimet janë të ngadalta. Hagel shkruan se në shumë fusha u vendos një kurs i rëndësishëm vitin e kaluar, por forcat e armatosura të Gjermanisë nuk e kanë arritur ende qëllimin e tyre.

“Unë marr letra nga prindër, fëmijët e të cilëve sapo kanë filluar mandatin e tyre – në kampe me kabina të rrënuara, dushe të mykur dhe tualete të bllokuara”, thotë ajo.

Detyra e komisionerit është të ndihmojë parlamentin në detyrën e tij për të mbikëqyrur forcat e armatosura dhe gjithashtu të shërbejë si një avokat për ushtarët.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moska thërret ambasadoren e Zvicrës për shkak të hapave kundër aseteve ruse
Next Article Negociatat e PS me Rithemelimin, ja dy komisionet hetimore që kërkon opozita

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?