Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë sot të ditur se Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
SHMU thekson se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 35 gradë deri në 38 gradë Celsius.
Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti – Valëzimi 1-2 ballë.


