Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.
Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi, shkruan tch.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.