Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor e cila do të arrijë deri 89 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri 13, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri 25 gradë celsius.
Nga dita e shtunë pritet të ketë ulje të temperaturave në vend.

