By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Motra e Mariah Careyt e cila ishte e diagnostikuar me HIV kaloi ditët e fundit të jetës në kujdesin intensiv, pa mbështetjen e motrës së saj të famshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Motra e Mariah Careyt e cila ishte e diagnostikuar me HIV kaloi ditët e fundit të jetës në kujdesin intensiv, pa mbështetjen e motrës së saj të famshme
Showbizz

Motra e Mariah Careyt e cila ishte e diagnostikuar me HIV kaloi ditët e fundit të jetës në kujdesin intensiv, pa mbështetjen e motrës së saj të famshme

admin
Last updated: 28/08/2024 10:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Motra e këngëtares së famshme Mariah Carey, Alison, kaloi javët e fundit të jetës së saj në kujdesin intensiv, siç zbulon një mik i afërt i familjes.

Mariah Carey, këngëtarja e hitit ‘All I Want For Christmas Is You’, zbuloi të hënën se si motra e saj Alison, 63 vjeçe, ashtu edhe nëna e saj Patricia, 87 vjeçe, ndërruan jetë brenda disa orëve diferencë nga njëra-tjetra gjatë fundjavës që shkoi.

Ndërkohë që Mariah kaloi kohë me nënën e saj të moshuar përpara se ajo të ndërronte jetë, duket se ajo nuk kaloi kohë me motrën e saj, sepse nuk u pajtuan kurrë pas një marrëdhënieje të tensionuar që ka zgjatur për dekada, shkruan DailyMail.

Me zemër të thyer, Mariah tha të hënën: “Zemra ime është e thyer që kam humbur nënën time këtë fundjavë. Fatkeqësisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën e saj në të njëjtën ditë”.

Alison ishte një ish-varëse e drogës që u diagnostikua me HIV (virusi i imunodefiçiencës humane) në vitin 1990 dhe kishte vuajtur nga episodet e rënda të shëndetit mendor, gjë që i largoi më shumë motrat nga njëra-tjetra.

Një mik i ngushtë dhe kujdestar personal i Alison, Dave Baker, tha se ajo kishte vuajtur nga problemet e organeve të brendshme dhe ishte në kujdesin intensiv për tri javët e fundit të jetës së saj.

Në vitin 2016, Alison i bëri një lutje të sinqertë motrës së saj të famshme përmes DailyMail, duke e lutur që të rregullonin marrëdhëniet e tyre dhe ta ndihmonte, sepse ishte në nevojë të rëndë për mbështetje financiare pas një sulmi të rëndë në shtëpi që e kishte lënë me plagë të trurit dhe të sëmurë rëndë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në vitin 2020, Mariah pretendoi në librin e saj të kujtimeve se Alison, e cila e përshkroi si ‘të trazuar dhe të traumatizuar’, kishte tentuar ta shiste atë te një burrë që jepte para për shërbime të prostitucionit.

Alison e paditi Mariah për 1.25 milion dollarë, duke pretenduar se përdori çështje familjare për të promovuar shitjet e librit dhe i shkaktoi ‘goditje të madhe emocionale’.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Morgan, vëllai i Mariah dhe Alison, tha se ishte e dhimbshme ta shihte motrën e tij të vogël të ‘zbresë në këtë rënie deluzionale me urrejtje’.

Në një video të vitit 2015 të siguruar nga DailyMail, Alison tregoi se ishte koshiente për vendndodhjen dhe rrethanat e saj dhe kërkoi heqjen e urdhrit të mos-reanimimit nga dosja e saj.

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot vranët dhe intervale me diell
Next Article Një djalë 4-vjeç thyen aksidentalisht vazon 3500-vjeçare gjatë vizitës në një muze në Izrael

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?