Shkup, 8 mars – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 186 drejtues mjetesh. Prej tyre, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
MPB njofton se 111 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 75 jashtë vendeve të banuara.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.