By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB: Kriminaliteti në RMV është ulur për 30%, gjatë dy viteve të fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB: Kriminaliteti në RMV është ulur për 30%, gjatë dy viteve të fundit
Maqedoni

MPB: Kriminaliteti në RMV është ulur për 30%, gjatë dy viteve të fundit

admin
Last updated: 07/07/2026 11:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se, sipas të dhënave të saj, niveli i kriminalitetit në vend është më i ulëti në 20 vitet e fundit, ndërsa kriminaliteti i përgjithshëm është ulur për 30 për qind gjatë dy viteve të fundit.

Në njoftim thuhet se është rritur edhe efikasiteti në zbulimin e veprave penale dhe autorëve të tyre, duke arritur në 69 për qind.

Sipas MPB-së, gjatë kësaj periudhe janë goditur më shumë se 30 grupe të organizuara kriminale, ndërsa numri i grupeve të zbuluara të lidhura me korrupsionin është rritur për 50 për qind.

Institucioni thekson se në luftën kundër trafikimit të drogës janë zbuluar mbi 1.600 vepra penale, janë kallëzuar rreth 1.900 persona, janë sekuestruar 6,2 tonë lëndë narkotike dhe janë parandaluar nëntë transporte ndërkombëtare të marihuanës dhe kokainës. Gjithashtu, sipas njoftimit, sekuestrimet e kokainës janë rritur për më shumë se 300 për qind.

MPB-ja shton se kriminaliteti pasuror është ulur me më shumë se 30 për qind, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet me dhunë janë zvogëluar për mbi 40 për qind.

“Këta nuk janë vetëm tregues statistikorë. Pas çdo shifre qëndron një vepër penale e parandaluar, një rrjet kriminal i shkatërruar, një jetë e shpëtuar, pronë e mbrojtur dhe siguri më e madhe për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

You Might Also Like

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”

Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë

Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara

BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit

Stojanoski: Do të pranojmë gjithçka që do të kërkojnë partitë opozitare, vetëm diaspora të mund të votojë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Albi Qamili: Te Bujar Osmani, busulla politike nuk drejtohet nga parimet, por nga karrigia
Next Article Shkupjanët krijojnë më shumë mbeturina, çdo qytetar vitin e kaluar ka prodhuar 417 kilogramë mbeturina
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”
Maqedoni
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Maqedoni
Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara
Maqedoni
BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?