By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB: Mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet të jetë shkaku i përleshjes së armatosur në Çair
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB: Mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet të jetë shkaku i përleshjes së armatosur në Çair
Maqedoni

MPB: Mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet të jetë shkaku i përleshjes së armatosur në Çair

admin
Last updated: 11/02/2025 10:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Nga Ministria e Punëve të brendshme për TV21 thonë se nga përleshja e djeshme me armë në Çair ka mbetur i vrarë një person, shkruan TV21. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me iniciale H.B.

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

“Më datë 10.02.2025, rreth orës 23:50, në SPB- Shkup është raportuar se në një parking në zonën e Çairit, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme në komunikacion, mes dy grupeve ka pasur konflikt, gjatë së cilës janë përdorur edhe armë zjarri”, thonë nga MPB.

Nga MPB njoftojnë se për rastin tashmë ka edhe 4 të arrestuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje.

“Po ashtu, pasi janë marrë masa dhe për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup rreth orës 01:40 në spital kanë privuar nga liria B.B.(39) nga Shkupi, në rajonin e Çairit kanë privuar nga liria N.D. (22) nga Shkupi, ndërsa më pas janë gjetur dhe janë privuar nga liria R.R. (41) dhe K.T. (28), të dy nga Shkupi”, shtojnë nga MPB.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Andonovski në Samitin botëror për qeveri 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe
Next Article Rama: Unë llogaritë i kam me historinë, kush më kërkon dorëheqjen ta provojë në zgjedhje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?