By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski në Samitin botëror për qeveri 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski në Samitin botëror për qeveri 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe
Maqedoni

Andonovski në Samitin botëror për qeveri 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe

admin
Last updated: 11/02/2025 10:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski ndodhet për vizitë treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin botëror të qeverive 2025. Në samitin e titulluar “Formimi i qeverive në të ardhmen”, Andonovski do të marrë pjesë me ftesë të kolegut të tij, Omar Sulltan Al Olama, Ministër i Inteligjencës Artificiale, Ekonomisë Digjitale dhe aplikacioneve për Punë në Distancë.

“Kjo ngjarje globale do të bashkojë mbi 30 krerë shtetesh dhe qeverish, 400 ministra, 80 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe 140 delegacione qeveritare për të diskutuar sfidat globale dhe për të krijuar zgjidhje inovative për të ardhmen. Samiti do të fokusohet në temat kryesore: teknologjitë e së ardhmes dhe inteligjenca artificiale, energjia e qëndrueshme dhe ndryshimet klimatike, si dhe shëndeti global dhe stabiliteti ekonomik. Andonovski do të trajtojë temat e inovacioneve në menaxhimin e administratës publike dhe transformimin digjital”; njofton Ministria e Transformimit Digjital.

Në kumtesë thuhet se Andonovski në kuadër të vizitës do të zhvillojë takime bilaterale me nikoqirin, ministrin Omar Sulltan Al Olama, me Mohamed Hamad Al Kuvajtin, shef i Departamentit të Sigurisë Kibernetike në Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kibernetike, si dhe me Abdullah Naser Lootah, zëvendësministër për Çështje të Kabinetit për Konkurrencë dhe Shkëmbim të Diturisë.

Qëllimi i Samitit botëror për qeveritë 2025 është të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar, të frymëzojë gjeneratat e ardhshme të qeverive në gjetjen e zgjidhjeve inovative që do të përmirësojnë jetën e njerëzve në mbarë botën.

“Në samit do të marrin pjesë edhe liderë udhëheqës teknologjik dhe të biznesit: Elon Mask – CEO i Tesla, SpaceX, xAI dhe Twitter/X, Sundar Piçai – CEO i Google, Lari Elison – bashkëthemelues i Oracle, Klaus Shvab – themelues dhe kryetar i Forumit Botëror Ekonomik dhe Daniel Dins – CEO i UiPath, njoftoi Ministria e Transformimit Digjital.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë është ‘Bubatz’? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë
Next Article MPB: Mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet të jetë shkaku i përleshjes së armatosur në Çair

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?