By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​MPB nis fushatën për zbatimin e ligjeve të reja për automjete dhe shtetas të huaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​MPB nis fushatën për zbatimin e ligjeve të reja për automjete dhe shtetas të huaj
Kosovë

​MPB nis fushatën për zbatimin e ligjeve të reja për automjete dhe shtetas të huaj

admin
Last updated: 24/10/2025 17:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 1 nëntor 2025 deri më 15 janar 2026, do të zhvillojë një fushatë të intensifikuar informuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Kosovë.

Sipas MPB-së, kjo fushatë do të realizohet përmes takimeve me qytetarë, tryezave të diskutimit me organizata të shoqërisë civile si dhe aktiviteteve informuese në terren, në media lokale dhe qendrore, dhe përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, me qëllim të adresimit të pyetjeve dhe paqartësive që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huajt.

“Fokusi i veçantë i kësaj fushate do të jetë informimi i qytetarëve për kushtet e pjesëmarrjes në trafik në territorin e Republikës së Kosovës, veçanërisht për automjetet e regjistruara në vendin e huaj dhe çështjet që ndërlidhen me zbatimin e dispozitave ligjore për automjetet. Fushata, gjithashtu do të ofrojë udhëzime praktike për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për të siguruar bashkëpunim të hapur dhe transparent me të gjithë qytetarët, pa dallim, me qëllim të informimit të drejtë, zbatimit të plotë të ligjeve dhe përmbushjes së obligimeve ligjore. Për më shumë informacione, ftojmë qytetarët që të ndjekin njoftimet zyrtare në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Osmani: Kosova e përkushtuar për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë

“Nuk jemi të gatshëm…” ndërpritet seanca gjyqësore ndaj ish-policëve serbë të akuzuar për krime lufte

Shaqir Totaj: Qeveria “Kurti 3” nuk mund të formohet, nuk i ka numrat

Armend Zemaj përleshet fizikisht “reagova në afekt pas fyerjeve që më bëri”

Ministria e Financave tregon se kur do të ekzekutohen 100 euro për studentët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani: Kosova e përkushtuar për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë
Next Article Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?