By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve
Maqedoni

MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

admin
Last updated: 10/02/2025 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i njofton banorët e komunës së Vrapçishtit se pas një kontrolli inspektues në  IPKKF “Pranvera” në Vrapçisht, është konstatuar se komuna e Vrapçishtit, pasi i janë hequr kompetencat kryetarit të komunës për pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit dhe caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit nga Ministria, e ka marrë automjetin e institucionit parashkollor (në pronësi të komunës), edhe pse në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor në përdorim për një kohë të pacaktuar.

“Deri më 31.01.2025, kur është bërë ndërrimi ligjor i ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit, institucioni parashkollor e ka shfrytëzuar automjetin për të shpërndarë ushqime për 40 fëmijët e përkujdesur në objektin në fshatin Dobridoll”, qëndron në kumtesë.

Nga MPPS theksojnë se që atëherë deri më sot, shpërndarja e ushqimit kryhet në kushte të vështirësuara me ndihmën e automjeteve private.

Sërish, kryetari i Komunës së Vrapçishtit dhe komuna e Vrapçishtit po bëjnë shkelje të rëndë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, duke pasur parasysh se sipas të njëjtit ligj ata janë themelues të institucionit parashkollor dhe janë përgjegjës për mbarëvajtjen e funksionimit të institucionit, por në këtë rast, duke penguar operimin e përditshëm të punës, respektivisht duke marrë automjetin për shpërndarjen e ushqimit, bëjnë shkelje të rëndë të autorizimeve të tyre në dëm të banorëve të tyre më të vegjël të komunës – fëmijëve. Që ironia të jetë më e madhe, sot, më 10 shkurt 2025, me urdhër të komunës, në objektin kryesor të kopshtit të fshatit Vrapçisht, që është pjesë përbërëse e shkollës, është shkyçur ngrohja dhe rryma në temperaturën -5 gradë celsius. Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit me aktin e fundit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”, qëndron në kumtesë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article EUROSTAT: Shqipëria, e dyta pas Norvegjisë për prodhim më të lartë energjie të gjelbër sesa nevoja për konsum
Next Article MMJPH: BE-ja ka miratuar rregullore të re për dërgimin e mbeturinave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?