By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EUROSTAT: Shqipëria, e dyta pas Norvegjisë për prodhim më të lartë energjie të gjelbër sesa nevoja për konsum
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > EUROSTAT: Shqipëria, e dyta pas Norvegjisë për prodhim më të lartë energjie të gjelbër sesa nevoja për konsum
Shqipëri

EUROSTAT: Shqipëria, e dyta pas Norvegjisë për prodhim më të lartë energjie të gjelbër sesa nevoja për konsum

admin
Last updated: 10/02/2025 12:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme.

Teksa në vitin 2023, energjia e rinovueshme përfaqësonte 24.5% të energjisë së konsumuar në BE, nga 23.0% në 2022, Shqipëria sipas një raporti të publikuar së fundmi nga EUROSTAT-i, renditet në vendin e dytë pas Norvegjisë për konsumin bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin bruto të energjisë elektrike, për vitin 2023 për Shqipërinë llogaritet 106,381%.

“Vendi i EFTA-s Norvegjia dhe vendi kandidat Shqipëria prodhuan më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme sesa sasia totale e energjisë elektrike që ata konsumuan në vitin 2023, duke çuar kështu në një përqindje më të lartë se 100%”, thuhet në raport.

Ndër vendet e BE-së, më shumë se 75% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2023 është prodhuar nga burime të rinovueshme në Austri (87,8%), Suedi (87,5%) dhe Danimarkë (79,4%). Konsumi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte gjithashtu i lartë në Portugali (63%), Kroaci (58,8%), Spanjë (56,8%), Letoni (54,3%) dhe Finlandë (52,4%), duke përbërë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të konsumuar. Në anën tjetër të shkallës, pjesa e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte më pak se 20% në Maltë (10,7%), Çeki (16,4%), Luksemburg (18%) dhe Hungari (19,5%).

Sipas raportit, rritja e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë gjatë periudhës 2013-2023 reflekton në masë të madhe një zgjerim në dy burime të rinovueshme të energjisë në të gjithë BE-në, përkatësisht energjinë e erës dhe energjinë diellore.

Në vitin 2023, burimet e rinovueshme të energjisë përbënin 45.3% të konsumit bruto të energjisë elektrike në BE, më shumë se 4 pp më i lartë se një vit më parë (41.2% në 2022).

Për Europën të bëhet kontinenti i parë neutral ndaj klimës në botë deri në vitin 2050 është sfida dhe mundësia më e madhe e kohës.

Në Shqipëri, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 GWh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 1,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 GWh. Në vitin 2022, shkëmbimi i energjisë elektrike kishte nje vlerë negative prej 921 GWh (fig.2). /j.p/

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit, KQZ: Bashkitë të nisin njoftimin e zgjedhësve për qendrat e votimit, MB të lehtësojë procesin
Next Article MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?