By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mungesë e efikasitetit të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, sidomos të profilit të lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mungesë e efikasitetit të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, sidomos të profilit të lartë
Maqedoni

Mungesë e efikasitetit të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, sidomos të profilit të lartë

admin
Last updated: 27/03/2025 12:50
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbajti tryezë diskutimi me temën “Si i trajtuan gjykatat rastet e korrupsionit gjatë vitit 2024?”. Me këtë rast, u vu në pah mungesa e efikasitetit të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në rastet e profilit të lartë, raporton Ekonomia Online.

Arbëresha Loxha Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, ka thënë se të gjeturat e raportit për vitin 2024, gjyqësori vazhdon të mos i trajtojë me seriozitet të lartë rastet e korrupsionit, duke krijuar perceptimin se zyrtarët e lartë mbeten të paprekshëm nga drejtësia.

“Ne kemi gjetur se korrupsioni vazhdon të mbetet fenomen që është shqetësues për Kosovën e të njëjtën e theksojnë edhe shumë raporte ndërkombëtare dhe vendore. Gjyqësori në Kosovë vazhdon të mos trajtojë me seriozitet të lartë rastet e korrupsionit të profilit të lartë, i cili si rezultat i bënë zyrtarët publikë, sidomos zyrtarët e lartë të paprekshëm e të padënueshëm denjësisht nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Ne kemi gjetur edhe këtë vit që rastet e korrupsionit të profilit të lartë janë stërzgjatur, seancat kanë vazhduar të dështojnë, të anulohen duke penguar efikasitetin e gjyqësorit për të zgjidhur këto raste me interes të lartë publik. Ky dështim minon besimin e qytetarëve të Kosovës karshi institucioneve të sistemit të drejtësisë. Së dyti ne kemi gjetur se politika ndëshkimore mbetet jashtëzakonisht i ulët”, ka thënë ajo.

Nicola Scaramuzzo nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (TBC) nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e sundimit të ligjit.

“Pse është e rëndësishme që organizatat e shoqërisë civile të angazhohen në këtë lloj aktiviteti? Për organizatat e shoqërisë civile dhe gjithashtu nga perspektiva e Bashkimit Evropian, ato u mundësojnë qytetarëve të marrin një rol aktiv në përcaktimin e agjendës politike, ndërsa një shoqëri civile e gjallë ndihmon në përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në BE”.

“Në vitin 2022, Gjykata Evropiane e Auditorëve publikoi një raport mbi projektet e zbatuara në fushën e sundimit të ligjit. Një nga rekomandimet kryesore të këtij raporti ishte që Komisioni Evropian të intensifikojë bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile në fushën e sundimit të ligjit, duke i ndihmuar ato të zhvillojnë mjete të përshtatura për monitorimin e korrupsionit përmes indikatorëve specifikë”, ka thënë Scaramuzzo.

Dea Fetiu, menaxhere e Projektit në GLPS, nga gjithsej 466 seanca të monitoruara gjatë vitit 2024 për vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar, 116 janë shtyrë apo anuluar, duke shtuar se në disa raste është vërejtur qasje e anshme nga disa gjyqtarë gjatë procedurave.

“Numri i përgjithshëm i seancave të monitoruara 466, në vepra penale të korrupsionit i kemi pasur 391 seanca, ndërsa seanca të krimit të organizuar kanë qenë 75. Mund ta shohim se për nga ana e korrupsionit 297 kanë qenë seanca që janë mbajtur, 94 seanca janë anuluar apo janë shtyrë më tej. Për nga ana e krimit të organizuar, numri i seancave të mbajtura është 53, seanca të shtyra apo të anuluara është 22. I kemi identifikuar katër trende kryesore. E para është shtyrja, edhe anulimi i seancave që po vazhdon të mbetet shumë konsistente në monitorimet tona. Ka shumë seanca që vonohen, deri në dy orë vonesë ka pasur raste. Shkaku kryesor pse seancat janë anuluar edhe këtë vit është mosprania e palëve në seancë. Kemi pasur gjyqtarë nuk po imponojnë masat ndëshkuese, kur palët nuk paraqiten në seancaa gjyqësore. Pika e tretë e kemi që prapë e ngjashme me vitin e kaluar, shumë gjyqtarë kanë tendenca të veprojnë nga një herë në mënyra të anshme ndaj përfaqësuesve ligjorë të ndryshme gjatë procedurave po ashtu edhe ndaj të gjitha palëve në përgjithësi”, ka thënë Fetiu.

Afrim Shala, kryetar i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka thënë se nuk pajtohet me shumicën e të gjeturave të këtij raporti, pasi që, sipas tij, në sistemin gjyqësor ka pasur përmirësime të dukshme gjatë viti 2024, krahasuar me vitet e kaluara.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nuk është se ne pajtohemi me të gjithë të gjeturat tuaja. Për shkak se ne mendojmë se sistemi gjyqësor gjatë vitit të kaluar ka treguar një perfomancë të mirë, në krahasim me vitet paraprake. Këtë e dëshmojnë me të dhëna statistikore për secilin rast konkret. Dua të them që sistemi gjyqësor gjatë viti të kaluar ka treguar një perfomancë të shkëlqyer drejt përfundimit të rasteve të tilla. Ka vend për përmirësim. Disa që i keni në raport qëndrojnë. Disa prej të metave që i keni theksuar në raport qëndrojnë, janë të tilla që ne i kemi evidentuara vite me parë. Ne konsiderojmë që sistemi gjyqësor gjatë viti të kaluar ka treguar një perfomancë të shkëlqyer që e kanë dëshmuar edhe shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Shala.

Visar Krasniqi, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës ngriti shqetësimin mbi përqindjen e ulët të aktakuzave të suksesshme për korrupsion.

“Edhe në KPK ekziston një komision që mbikëqyr rastet e korrupsionit. Dua t’i ndaj disa statistika sa i përket pjesës së gjykimit të korrupsionit. Në periudhën raportuese gjykatat e Kosovës kanë marr vendim për 198 persona të akuzuar për vepra penale, prej të cilëve 27 persona apo 14 për qind është hedhur aktakuza. 95 persona apo 48 për qind janë shpallur fajtorë, 68 ose 34 për qind janë liruar nga aktakuza dhe katër personave u është refuzuar aktakuza. Si është e mundur të njëjtit prokuror për veprat e tjera penale po arrijnë t’i kalojnë të gjitha aktakuzat në gjykatë, kurse kur vjen puna te veprat penale të korrupsionit kjo përqindje është shumë e ulët. Nuk e kalon as 50 për qind. Është një pyetje legjitime që të dy Këshillat duhet ta mendojnë se pse të njëjtit prokurorë për vepra të tjera po arrijnë t’i kalojnë 90 për qind në gjykatë dhe te veprat penale të korrupsionit kjo përqindje bie dukshëm”, ka thënë Krasniqi. /Ekonomia Online/

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPJ: Deklarata e Serbisë pas njohjes nga Kenia, fushatë e propagandës kundër Kosovës
Next Article Shqetësuese numri i vogël i të diplomuarve në ICT dhe mungesa tyre në administratën publike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?