By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muri i turpit: Afrim Gashi i pari në listën e organizatave që kërkojnë përgjegjësi për vonesat në mbrojtjen e grave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Muri i turpit: Afrim Gashi i pari në listën e organizatave që kërkojnë përgjegjësi për vonesat në mbrojtjen e grave
Maqedoni

Muri i turpit: Afrim Gashi i pari në listën e organizatave që kërkojnë përgjegjësi për vonesat në mbrojtjen e grave

admin
Last updated: 28/11/2026 14:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi ka nisur një seri publikimesh publike me titullin „Muri i turpit“, të drejtuara ndaj bartësve të funksioneve publike, nga veprimet e të cilëve varet parandalimi i dhunës ndaj grave.

I pari në këtë listë është kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nga i cili organizata kërkon përgjigje se përse ndryshimet në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje nuk janë përfshirë në rendin e ditës edhe pas tre muajsh nga dorëzimi, ndërkohë që gjatë vitit 2026 janë regjistruar shtatë raste të femicidit.

Nga Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi bëjnë të ditur se aksioni është frymëzuar nga shprehja „Muri i turpit“, të cilës i është referuar presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Organizata paralajmëron se në ditët në vijim do t’u drejtojë pyetje publike edhe bartësve të tjerë të funksioneve publike, nga veprimet e të cilëve varet parandalimi i dhunës dhe mbrojtja e grave.

Ndryshimet në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje janë dorëzuar në Kuvend më 26 gusht 2026, me procedurë urgjente, përkatësisht të shkurtuar. Megjithatë, tre muaj pas dorëzimit, ato ende nuk janë përfshirë në rendin e ditës të një seance plenare.

Nga organizata civile e krahasojnë këtë vonesë me veprimet e Kuvendit në prill të vitit 2025. Sipas publikimit të tyre, në atë kohë, pa debat dhe pa përfshirjen e opinionit profesional, nga ligjet për arsimin ishte hequr mbrojtja nga dhuna dhe diskriminimi.

„Përse për regresin e të drejtave ka urgjencë, ndërsa për mbrojtjen e jetës së grave nuk ka? Kur do të përfshihen ndryshimet ligjore në rendin e ditës? Kur do të miratohen konkluzionet nga debati mbikëqyrës?“, janë pyetjet që Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi ia drejton kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkup, policia ndalon gjashtë shtetas turq
Next Article Xabi Alonso synon të rikthejë stilin tradicional të lojës te Chelsea

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?